top of page

ËSHTË E MUNDUR? ... z A. FUGA

ËSHTË E MUNDUR?

NGA KRISTO ZHARKALLIU

KRISTO ZHARKALLIU

Shumë here disa shkrime që botohen në gazeta ose portale na lënë gojëhapët duke pyetur veten: Është e mundur të thuhen gjëra të tilla dhe si është e mundur të botohen e të publikohen? Këtu nuk e kemi fjalën për komentetet e shumta të çdo të çmëndurit dhe të çdo analfabetit që duke qënë large vendit-në një vend të huaj si emigrant – shesin mënd , shajnë këdo që nuk u pëlqen me një gjuhë barbare plot flliqësira pa asnjë rregull ose respekt drejtshkrimor- po për analistë dhe gazetarë të njohur dhe, më e çuditëshmja nga …akademikë! “Analistët” dhe “gazetarët” e ekraneve të shumta nuk na habisin aspak, ashtu si nuk na habisin shkrimet nëpër portalet e papërgjegjëshme dhe të pakontrolluar -kjo…quhet fjala e lirë.. por kur një shkrim i botuar firmoset nga një “akademik” me një titull bombastik: Tërmetin-thotë – nuk e shkakton as Zoti as edhe natyre por…njeriu i korruptuar! Mirë thamë, për zotin dhe ne nuk e vëmë dorën në zjarr,por as natyra? Si dreqin e shkaktoka tërmetin njeriu i korruptuar? (E kuptojmë ku e ka hallin Artan Fuga “akademik”: don t’ja ngarkojë krimin dhe fajin për tërmetin kryemoinistit të vendit…) dhe ai si akademik që është merr informata të sigurta akademike mga ç’kanë thenë Volteri dhe Rusoi..

Nuk besoj që të jenë të shumtë lexuesit e thjeshtë që të kanë njohuri-ose të kenë lexuar- shkrimet e dy filozofëve francezë pandaj dhe “akademiku”ynë (A. Fuga) mendoi të na bindë se sherri të dy filozofëve kishte si subjekt tërmetin e Portogalisë…Volteri duket se thoshte se tërmeti është një dukuri e Natyrë e paparashikuar (ata të dy nuk besonin tek Zoti si beson akademiku ynë..) kurse Rusoi duke gjykuar nga vetë jeta e tij dhe dashuria ndaj natytrës,thoshte se fajin e kishin grumbullimi i njerëzve nëpër qytete ose dhe ngritja e ndërtesave shumëkatëshe…ndërsa po të jetonin nëpër male e fusha në banesa të ulta primitive asgjë nuk do të pësonin (Në tërmetin e Lisbonës pati shumë viktima dhe atëhere nuk ishin ndërtuar akoma rrokaqiejt e sotëm!) Duket qartë pra se Fuga duke dashur të tregojhë se njeh teoritë e Volterit dhe të Rusoit (ndryshe ç”akademika do të ishte!) gjen rastin të sulmojë…qeverinë shqiptare që lejoi ndërtime dhe grumbullime të tilla në qytetet ku pësuan dëme dhe viktima dhe patjetër…fajin kryesor e paska korrupsioni!!!

Nuk mund të mos të habitesh ose dhe të qeshës me trishtim kur lexon shkrime të tilla naïve dhe absurde nga një njeri që mban titullin e lartë të akademikut. Vallë me kësi marrëzirash mirret Akademija shqiptare e cila është katandisur për të qeshur? Nuk e di se si merr një njeri titullin e lartë të akademikut në Shqipëri, por duket qartë se nuk mungojnë as në Tiranë akademikët që merren me …politike duke shitur mend se gjoja na paskan njohuri dhe përdorin ç’kanë thënë filozofë të ndryshëm për gjëra nga më të pakuptimtë…veçse akademiku Fuga beson se Zoti na ndëshkon dhe harron se filozofët që përmend në shkrimin e tij “luftonin” kundër besimeve fetare, domethënë kundër Zotit që aso kohe ishte i plotfuqishëm në Francë dhe në botë. Madje prandaj na kanë mbetur në histori si “filozofë” të mëdhenj dhe jo si…akademikë.

#KRISTO #ZHARKALLI , Athinë 9 janar 2020.

(URIME DHE PËR VITIN E RI 2020! QOFTË NJË VIT I MBARË!)

23 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page