top of page

Çështja është jo thjesht të sjellim terminologjinë perëndimore të „Kritika Ndryshe“


Fatmir Terziu


Megjithatë, pavarësisht nëse poeti i përket një periudhe relativisht statike, ose një periudhe në të cilën zbulimet dhe njohuritë e reja po ndryshojnë me shpejtësi qasjen e njeriut, problemi është gjithmonë ai, themelori i gjuhës. Mund të jetë e dobishme për shkencëtarin të shpikë një gjuhë matematikore të pakuptueshme për laikun në mënyrë që të përcjellë teoritë e tyre me një precizitet më të madh, por poeti duhet të ndeshet me një peshë kuptimi tashmë të akumuluar nga përvoja e hershme krijuese, mbi baza tipologjike njerëzore. Në një farë mase, prandaj, ai nuk mund të shpëtojë nga tradita, edhe nëse do të ishte e dëshirueshme.

Megjithatë, nga ana tjetër, ai duhet të përpiqet të shfrytëzojë të gjitha burimet e gjuhës me çfarëdo mjeti që qëndron në fuqinë e tij, në mënyrë që poezia e tij të shprehë si duhet përgjigjen e tij ndaj jetës.

Nëse është i suksesshëm ai mund të shtojë dukuri, domosdoshmëri, qasje dhe vlera të reja në fjalët që përdor. Në këtë mënyrë tradita po ekziston dhe po zhvillohet më tej vazhdimisht, ndërsa lë pas në errësirë një periudhë, ku krijimtaria e saj e diktuar, e nominuar dhe e derivuar në interesa politike moniste mund të tentojë në forma të tjera të ngrejë kokën nga vendi ku po i zverdhen fletët.

Meqenëse të gjithë kemi poetët tanë të preferuar, do të jetë e mundur të grindemi me disa nga lëshimet, ose të kontestojmë pretendimet e disa prej poezive të përfshira në analizë në këto vëllime, apo dhe me disa nga emrat në konsideratë, por kjo do të ishte të humbasim çështjen. Çështja është jo thjesht të sjellim terminologjinë perëndimore të „Kritika Ndryshe“, por të avancojmë më tej debatin e domosdoshëm dhe frutdhënës në poezi dhe në krijimtari, sigurisht në të gjitha trevat e populluara me shqiptarë, dhe atje ku sot janë vendosur shqiptarët për arsye të njohura emigrimi.

10 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page