top of page

ÇUDIRA SHQIPTARE..



NGA KRISTO ZHARKALLIU…

E vërteta është se kisha vendosur të hesht dhe, kryesisht, të mos mirrem me ato çka ngjasin në Shqipëri. Në mënyrë të veçantë kisha menduar se nuk duhej të shkruaja diçka për luftn paraelektprale në Mëmëdheun tone. Përderisa nuk marr pjesë aktivisht si qytetar I Shqipërisë dhe nuk votoj, më mirë është të hesht ndonse nuk pushovaq kurrë të kem shtetësinë shqiptare madje I paisur me pasaportë dhe lietër identiteti si quhet tani letërnjoftimin. (do më skadojnë brenda këtij vitit dhe nuk di se si do t’i rinovoj! Përderisa lidhjet e mia me ambasadën shqiptare këtu nuk ekzistojnë më!) Por kjo s’ka të bëjë me këtë shkrim. Prej kohësh pra po ndjek ngjarjet, sidomos për pandeminë e Covid19 ditë për ditë duke ndierë dhimbje se vendi ynë nuk u pais akoma me vaksinat e nevojëshme. Nuk e di kush e ka fajin,ndoshta dhe qeveria shqiptare nuk punoi mirë në këtë drejtim,por nuk kam mundësi të sqarohem se edhe në vendet e tjera të Ballkanit perëndimor ngjet e njëjta gjë dhe kështu fajin ja hedhim Bashkimit Europjan. Sidoqoftë me krahasimme vendet e tjera “të zhvilluara të Europës plakë Shqipëria derei tani nukn ja ka çuar më keq. Por kjo nuk është çështje që mund t ta anlizoj unë që tekefundit ndodhem larg dhe i izoluar.

Ajo që më bëri të rifilloj të shkruaj për Shqipërinë është një episode i paparë ndonjëherë në ndonjë vend, ndëmjet Presidentit (po po presidetit!) Ilir Meta me policinë bashkiake të Tiranës. Sinqersiht ju them se nuk mund ta besoja, madje besova se mos ishte ndonjë “shaka” e Mero Bazes,i cili ështi njohur si kundërshtar i presidentit…Por jo! Ngjarja ishte e vërtetë ! E lexova në të gjitha portalet, akoma dhe në atë të Nikol Lesit (ky e lavdëronte!!!) se si presidenti, po, presidenti, bëri sherr me policinë bashkiake, duke përdorur një gjuhë rrugaçore që nuk do ta përdorte dhe politikani më i thjeshë! Si është e mundur?,pyeta veten …Për Ilir Metën nuk kisha as kam ndonjë konsideratë të veçantë por kurrë nuk do ta prisja të binte kaq poshtë sa të kpëcënojë policët (të cilët mirë ose keq) bënin punën e tyre ose, më mirë, zbatonin urdhërat që kishin marrë! Është e mundur të bërtasë nje…president se do t’ju çoj në burg me duart e mia, policëve të thjeshtë që bënin punën e ngarkuar nga bashkia…dhe si do t’i çonte në burg “presidenti” Meta policët? Mua më duket se në të gjithë botën demokratike kjo është puna e policisë dhe jo e…presidentit! Mjerisht deri këtu ka shkarë mëndja e Ilir Metës që të kërcënojë dhe kryetarin e Bashkisë se…do ta heqin zvarrë nga Bashkia, trimat e tij!

Demokraca shqiptare ka çaluar ngahera gjatë këtyre 30 viteve të pluralizmit. Ilir Meta ka qënë ngahera i privilgjuar nga hera duke lojtur rolin balladerit. Qëkurse ishte shumë i ri dhe pa asnjë “vlerë kulturore ose kombëtare” ai dilte ngahera në sipërfaqe, madje u bë dhe …kyeministër falë dallaverxhiut Nano dhe që atëhere s’ka pushuar të luajë rolin e balladerit duke u hedhur nga një palë në tjetrën pa i dërsitur veshi as kur e kapën me…bakshishin e majmë në dorë. Disa here minister-herë të socialistëve dhe here me Berishën u bë kryetar i Kuvëndit derisa Rama e ngjiti në piramidën më të lartë duke u bërë President i vendit!

Këtu thamë mbaron kariera politike e Ilirit tone . Le të zgjidhet për here të dytë president dhe të mbarojë urtë e butë karjerën e tij duke bërë pasuri prrallore! Veçse Ilir Meta nuk u kënaq më kaq! Kërkon dhe të tjera!

Sjelljet e tija gjatë kohës që është president dhe sidomos vitin e fundit na bindi se Meta nuk ishte ngopur akoma as me pushtet as dhe me para. Ndiqnim me habi dhe qesendi veprimet e tij por kujtonim se kishte arritur kulmin e ambicjeve për vete dhe për të shoqen. Preu çdo kanal mirëkuptimi me kryeministrin në pushtet dhe u hodh në offensive kundër tij duke u emëruar vetë udhëheqës i opozitës. Madje nuk fshihte dhe ambicjet e tij për të marrë poste të larta në se opozita dhe e shoqja dalin fitues. Por kjo nuk na brengoste shumë se e ishim mësuar me politikën ambicoze të…presidentit thua se ëndërrontye të bëhej i plotfuqshëm diktator…thua se populli shqiptar ha bar dhe nuk e njeh mirë Ilir Metën dhe sojin i tij..

Nuk mundni ta merrni me mënd sa turp,trishtim dhe zëmërim ndieva kur pashë videon e Metës në televizionin grek (me tallje e ironi!) të kërcënojë dhe shtyjë policët duke u kanosuri se do t’i çojë në burg me duart e tij! Diçka e pabesuesme! Asnjë i çmëndur nuk mund të bëjë akte të tilla..jo një…president.

Ç’të bëjmë e ç’të themi? Edhe njëherë Shqipëria na çuditi por kësaj radhe na…turpëroi..

KRISTO ZHARKALLI , Athinë 12 mars 2021.

50 views0 comments

تعليقات


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page