top of page

“Çfarë thotë burri, dhe çfarë dëgjon gruaja”


“Çfarë thotë burri, dhe çfarë dëgjon gruaja”

Çfarë thotë burri, dhe çfarë dëgjon gruaja


Dr Fatmir Terziu


Kur është fjala për bashkëbisedim apo shkëmbim mendimesh ndërmjet meshkujve dhe femrave, shpeshherë ngjan sikur “të dy sekset vijnë nga planetë të ndryshëm”. Të paktën kështu mendon psikologja britanike, Dr Linda Papadopoulos. Siç thuhet edhe nga të tjerët, në fakt nga kërkuesit akademikë të këtyre temave: “burrat janë nga planeti Marsi dhe gratë janë nga Venusi”. Shumë nga ne, në praktikat e komunikimit, qoftë edhe ato familiare, është paraparë se bëjmë komente të ‘paarsyeshme’ me partneret tona, të dashurat, gratë apo edhe shoqet, vetëm e vetëm që të kthejmë fjalën në dicka tjetër dhe krejt ndryshe.

Sipas një studimi tjetër të publikuar nga Oxford University, thuhet se “gratë janë familizuar me ‘fjalëburrërinë’, çka nënkupton se gratë duhet të durojnë fjalën e një ‘mashkulli’, që në fakt ajo mund të jetë edhe për të mos u dëgjuar. Por, kjo natyrshëm edhe në kurs tjetër. Shumë gra, tipike dhe të quajtura të ‘burrëzuara’ nga vetë natyra dhe problematika e tyre, shpeshherë kanë edhe një arsye që tejkalohet nga kokëfortësitë dhe tekat kundërshtore të këtyre dy sekseve. Në mendjen e burrit një pyetje e thjeshtë është disaherë shpërfillëse. Por një studim i psikologes së lartpërmendur, me temë “Çfarë thotë burri, dhe çfarë dëgjon gruaja”, është cilësuar nga mediat britanike si një kod për të ndihmuar ndërtimin e urave të komunikimit dhe restauruar boshllëkun e këtij komunikimi.


12 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page