Çaush Kullafi: Velipoja dhe hotel " Viktoria" në melodinë e bukur të ditës time
Meditim nga Çaush Kullafi
Velipoja, qytet i vogël që ofron mundësi pushimi të favorshme për shëndetin tonë. Ajo është qendër turistike mjaft e këndshme me atë peisazhin e larmishëm ku ndërthuren hijshëm deti, lumi Delta me ishuj, kodrat përballë hotel Viktoria që çdo mëngjes dielli më përshëndeti nga ballkoni ku unë qëndroja, në mbrëmje dhe në mëngjes, pishat shtatëhedhura në anë të ranishtës së detit. Nga aty unë vrojtoja zogjtë e Adriatikut. Uji i cekët, dunat e rërës të pushtojnë pas vetes dhe nuk të lëshojnë me atë epshin e bukurisë natyrore.
E admiroj Velipojën për ujin e pastër dhe rërën e saj që nga historia mësojmë se banorët e saj shumë kohë më parë e kanë quajtur " rëra e dermanit", për vetitë e saj kuruese. Është quajtur e tillë se në gjithë bregdetin shqiptar ka përqindjen më të lartë të jodit.
Velipoja në historinë e saj shpërfaq kreshtën shndritëse të krenarisë së saj, bregdetin. Hulumtoj dhe më konkludon se Velipoja qëndron në krye të listës si destinacion kurativ. Ajri dhe rëra dy elementë që ofrojnë 92 minerale të cilat janë të domosdoshme dhe njëkohësisht luajnë një rol përcaktues në rivendosjen e shumë ekuilibrave shëndetësor.
Natyra zemërgjërë qëndisi për jetën tonë këtë bukuri dhe mundësi kurative për shëndetin tonë. Njeriu këtë dhuratë të natyrës e përkëdhel me kujdes për t'a bërë dhe më tërheqëse për vizitorët pushues nga e gjithë bota.
Dora e njeriut thotë populli bën mrekulli. Këtë mund ta them pa hezitim për çiftin Lekë e Afërdita Zefi,administratorë të hotel
" Viktoria" në Velipojë. Vendosa të shkruaj për këtë çift se janë shembulli më i mirë i punës në vendin tonë. Po sa futesh në oborrin e hotel " Viktoria" ballafaqohesh me peisazhin e bukur qëndisur nga dora e këtij çifti, me lule, pemë dhe gjelbërim.
Në çdo kohë që hyn apo del nga ky hotel do dëgjosh fjalët përshëndetëse të Lekës, traditë kjo e hershme shqiptare.
Kur nisesh për pushime mendon që krahas asaj që të ofron natyra, kërkon të dishë atë ç'ka të ofron njeriu. Hotel " Viktoria" krahasuar me shumë hotele në Velipojë të ofron atë ti çfarë ke nevojë. Ai nuk ofron lojra marketingu turistik për t'u kapërdisur dhe krekosur, por të ofron pastërti, rregull qetësi, dhe shërbim të përsosur. Këtë hotel ndryshe do t'a quaja hoteli familjar. Çifti Lekë e Afërdita Zefi nuk presin nga të tjerët që të kryhen punët në këtë hotel. Ata i gjenë në çdo moment pranë problemeve . Për çdo ditë sheh dy vajzat e Lekës dhe Afërditës, Adriana dhe Maria, të dyja me arsim të lartë, kalojnë si flutura nga njëri kat në tjetrin me synimin e tyre që të mbizotërojë pastërtia. Këto dy vajza janë pika kyç për mbajtjen në parametrat e duhur kushtet e këtij hoteli.
E shijoj për tri vite Velipojën, dhe për çdo vit dehem me atë ç' ka më ofron.
Sa herë mendoj se do nisem me pushime në Velipojë aq herë e lëshoj veten në prehërin e një dehje qetësie dhe bukurie natyrore.
Nuk dua kurrë të dehem me andrallat e kapërdisjes në lojën e dritave, apo gostisjes plot ojna, por të shijoj atë ç'ka më ofron nëna natyrë familja Zefi në vendin e qetësisë, hotel" Viktoria", të shijoj parafytyrimin magjepsës të gulimit të valëve të detit, rërës kurative dhe marrosjes me kupën e kuqe të perëndimit.
Natyra na ka fal gjithë bukuritë e saj, ne duhet ta ruajmë e përmirësojmë atë.
Comments