Qesha, kujtova vitet e arta në shkollë,
qesha, kur djathin shijoja pas shkurreve në anë,
u vrenjta kur kujtova rropatjet e mia,
e prapë qesha kur muzikën e jetës më dhanë.
Shpesh më thoshe:
Mos e humb buzëqeshjen!
Pa të dallga e zemrës lëndohet,
e bota jote errësohet.
Buzëqesh, ashtu siç di, më thoshe
kur korridorin heshtja mbulonte,
kur nga rreshti më nxirrnin si i pavlerë,
e ti buzëqesh prapë më thoshe.
Buzëqesh, më thoshe, jemi ne,
kjo nuk është një tragjedi,
nise buzëqeshjen, mos nguro,
për ty ajo është një poezi.
Kjo sofër shokësh zemër më dha
frymë lulesh më dha në jetë,
në petalet ëndërrbardha më çoi,
e unë prapë nisa të buzëqesh.
Çaush Kullafi
21 maj 2024
Shokëve të mi të shkollës!
Comments