Përkushtim për z Bashkim Saliasi
Rrjedhja e Sirakës,
Kristal bukurie.
Gjerdan i argjëntë,
Me uji lajthie.
Në shtatorin e freskët,
Buzë malit Ramije.
Në familjen Salias,
Dëgjohet një zë fëmije.
Shkëlqeu dielli,
Retë u hapën vet.
Bogova gurgulloi,
Tomorri foli qetë.
Strora dhe vërzhezha,
Bashkë kuvendojnë.
Ninullën e nënës,
Ngeshëm e dëgjojnë.
Aty në Dobrushë,
Bekim perëndie.
Ball malit Tomor.
Nisi rrugën për dije.
Vargmale kalove,
Me bukë misërnike.
Në qytetin e Fierit.
Nise shkollën pedagogjike.
Eh, Bashkim Saliasi,
Në Dobrusha u linde,
More rrugën e dijes,
në Fier u skalite.
Ajo të dha dije,
Ajo të formoi.
Rrugët e jetës,
ajo ti mësoi.
Në vitet ’79,
mësues i formuar.
Skrapari të priti,
I gatshëm për të punuar.
Të priti Therepeli,
Të deshi Bargullasi.
Të zbritën në Pronovik,
Dobrusha plasi nga marazi.
Atje në Poliçan,
Në djepin e diturisë.
Brezave u mësove,
Në moshën e rinisë.
Pas viteve ’90-të
si çdokushë në shqipëri.
Me ëndërrën për Tiranën,
Fluturove edhe Ti.
Atje në Valias,
Në qytetin e minatorit.
Me vrullin e diturisë,
Vazhdove udhën e lektorit.
Në folezën e bukur,
Breza u mësove.
Kurorë gjelbërimi,
Aty Ti ndërtove.
Në shkollën Vëllazërimi,
Si mësues e shkrimtar.
Një shok i mirë, i dashur,
Të urojmë pension të mbarë.
Kalendari viteve,
65 vite ka shënuar.
Në moshën e pensionit,
Ligji të ka çuar.
Eh, Dobrusha nënloke,
Djep i diturisë.
Rrite djalë Tomori,
Në djepin e urtësisë.
Kurorë me urime,
mësues Bashkimi.
Merr sot nga kolektivi,
I shkollës Vëllazërimi.
留言