top of page

ÇASTE LUMTURIE NË VENDLINDJE


ÇASTE LUMTURIE NË VENDLINDJE

 

Rrallë më ndodh të përjetoj çaste lumturie. Dhe kjo ndodh në vendlindje. Aty ndjehesh kanakar, edhe kur të kanë munguar përkëdhelitë, ndjehesh i ngopur brenda varfërisë tënde. Gërmadha jote të duket më madhështore se sarajet e sulltanit. Ndodh që askush s’të uron mirëseardhjen, por kjo s’më trishton. Mjafton të shikosh në lartësi të maleve. Mandilet e përhimta të reve pikojnë lotët e tyre, pikërisht atëherë e kupton që s’je i vetëm. Aty janë dhe të vdekurit tanë. Shumë prej tyre kanë ikur me një barrë qedere, janë përcjellë në heshtje, pa nekrologji të shkruara, pa fjalime lamtumire. E megjithatë, ata janë të parët dhe të fundit që takojmë, gjersa të shkojmë pranë tyre, sepse djepi dhe varri duhet të qendrojnë afër njëri-tjetrit. Çapitem ngadalë si të shkel mbi plagë. Ndjej se dikush më thërret në emër. Zëri vjen nga lart. Rreth meje këmbë njeriu. Kush mund të jetë tjetër, veç nënës? Emërat na i vendosin njerëzit tanë të gjakut dhe na i marrin pllakat e qivurëve. I mendoj dhjetë shkronja e mia të gdhendura në një gur, mjafton që të jetë i vendlindjes.

 

Gusmar, Janar 2024

26 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page