top of page

“Ç’lloj dashurie keni ?...”


Nga  Petrit  Malushi

 

“Ç’lloj dashurie keni ?...”

 

Tek vërej dhuratat për Shën Valentin,

Luleshitësi më pyet pa djallëzi :

“Ç’lloj dashurie keni në përdorim ?…”

Habitshëm vështrimin hedh nga ai !

 

“Për dashuri njëorëshe janë lulet te dera,

Për njëditëshe, njëjavëshe ato përballë.

Njëmuajshe, tre, gjashtë, një vit ka tufa të tjera…”

Prej ligjërimit të tij mbetem pa fjalë !

 

“Këto në raft janë për dashuri afatgjata”,

Luleshitësi vazhdon ende të flasë,                        

“Ato te cepi për dashuri me kontrata…”

“Boll,- i them,- se më bëre të plas !”

 

“Për dashuri të përjetëshme më sillni një !”

Ma paketo thjesht, pa shumë “pekule”!”

“Zotëri urdhëroni, - dëgjoj të tijin zë

Veç, ka pak kërkesa për të tilla lule !”   


6 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page