ZËRA UDHE
Në udhën e ngushtë shtrënguar mes muresh
Çapitet çdo ditë një plak, si profet
Një qen qimekuq i fshehur mes shkurresh
i gris’ këmbë e rroba thinjoshit të shkretë
Kthen kokën, mat udhën e jetës me sy
Veç hija e tij i ka mbetur besnike
Diku do ndalojnë, do prehen të dy
Siç prehej dikur me një mike
Mbledh vite e rrudha, fildish në tespihe
Me vete nuk di çfarë do marrë
Trazon ca kujtime në heshtje vetmie
Si zogu mbi degën e tharë
Kjo lehje langoi ja tremb shpesh mendimet
As duart nuk di ku t'i futē
Ujana e syve që s'mund tē dremitet
I zbret nga një lot dhe ia zbut!
Comments