top of page

Zylfie Gërvalla: KU KA MË BUKUR SE NË SHQIPËRI



Te ti kthehem përherë

Te ti moj Shkodër Zonjë

Te ti gjej qetësinë e shpirtit

Te ti, perla e bukur, Velipojë.


Për të ardhur te ti, o det

Kaluam fusha e male

Të lahemi në ujin kristal

Shpirtit t'ia largojmë ca halle!


Këtu shijoj valët e detit,

këtu i'a marr rrezet diellit,

I marr dhe ngjyrat kolorite,

E pikturoj në art bregdetin.


Erës së lehtë i'a hapa dritaren,

Më mbushi aromë manushaqe

Në kaltërsinë e pastërt të diellit

Ngroha sy, buzë dhe faqe!


Me shekuj të ëndërruam ty, Shqipëri

Porsi lulja që ëndërron diellin

Dhe tani që jemi bërë një,

Fluturojmë e prekim qiellin.


Tani e shuajmë zjarrin e mallit

Dikur nëna e vajtonte bijën e vet,

Larguam dimrin e acarin

Që kuçedra na ndau me vjet!


Sot nga bregdeti shqipëtar,

Ju dërgoj ca vargje në poezi,

I këshilloj miqtë anë e mbanë,

Të kënaqeni në perlën tonë, SHQIPËRI!


Zylfie Gërvalla

19 gusht 2024

Velipojë

72 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page