top of page

Zyba Hysen Hysa që ka shkruar librin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”


INTERVISTË: ZYBA HYSEN HYSA ME GAZETARIN ARTUR BEJAZADE NË TVSH, TEK EMISIONI “URA”



- Përshëndetje miq! Jem tek emisionit “Ura”, emsion i bashkëatdhetarëve, bashkëatdhetarët të cilët kanë një

vemendje mbi identitetin tonë, mbi atë që ne kërkojnë të jemi, t’i afrohemi të vërtetave historike deri tek absolutja, por në moment që hynë romani, hynë hstoria, hyjnë raportet e tjera, jemi pak të dyshimtë në atë që duam të realizojmë, por kemi një pjesë tepër të madhe, është pjesa e autorëve që vijnë nga mësimdhënia.

Në fakt të bën edhe të gëzohesh, sepse mësueset e letërsisë, perveç pjesës së mësimdhënes, janë pjesë e burimit artistik, pjesë e krjimtarisë sonë, njëkohësisht edhe pjesë e formimit të një brezi lexuesish, ashtu edhe shkrimtarësh, ose studiuesish.

Pikërisht, sot në studio kam ftuar për librin e saj, romanin e saj historik, Zyba Hysen Hysa që ka shkruar librin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, një roman historik, të clin që sapo e shikon të tillë, thua: “Jemi në një terren historik, në një trill historik, apo jemi në atë të përditëshmen të studimeve tona që nuk i ndahemi” dhe pkërisht për këtë, unë e kam ftuar në studio dhe them që jo pak autorë të mëdhenj janë marrë më Skënderbeun, si studime, kurse si romane, kemi pak, apo jo zonja Zyba? Faleminderit që jeni në emision “Ura”!

- Faleminderit dhe ju, që më ftuat, është kënaqësi e madhe…

- Në fakt, kënaqësia është imja, sepse po flasim për një gjë që e kanë ëndërr shumë shqiptarët, kur e kanë

në roman, kthehemi në një skepticizëm të dëshiruar.

- Unë jam e kënaqur sonte për faktin, se më ndodh shpesh, kur shkoj në intervstë në televizione, gazetarët

që kam përballë nuk kanë potencial të mirëfilltë intelektual, me kaq sa biseduam bashkë paraprakisht, më vjen mirë që bisedoj me ju dhe urime për emisionin!

- Në fakt, pjesa që keni marrë për sipër, ta sillni Skënderbenë si një personazh të letërsisë, kam përshtypjen

që ka një nxitje, ka një arësye, ka një motiv, cilat janë këto?

- Për ta bërë pjesë të letërsisë artistike shqiptare, origjinale…

- Sigurisht, ka origjinalitet!

- Sepse Skënderbeu është përfaqësues i denjë i racës sonë, i botës sonë shpirtërore, i besimt tonë të hershëm

për të cilën ai luftoi jashtë kornizave fetare, ai luftoi për një botë që të ishte vetëm mbi bazën e Shkrimeve të Shenjta, për paqen, për mirësinë e botës, për të qenë njerëzit, të barabartë mes të barabartëve. Ky është motivi që më shtyri, sepse duke qenë vetë shqiptare, unë fut dhe shpirtin tim tek shpirti i Skënderbeut dhe shpirti i Skënderbeut, hynë tek shpirti im, sepse shpirtrat janë kuantikë, nuk vdesin, pa vetëdijen tonë komunikojmë dhe sinqerisht, më duket sikur 6 vjet unë kam qenë në komunikm të drejtpërdrejtë…

- Ju keni shkruar 6 vjet? Kjo do të thonë që i keni dhuruar një pjesë të jetës!

- Po, me gjithë shpirt e kam dhuruar!

- Sgurisht, ajo vlen! Një roman, i cili do të bazohej mbi fakte historike, roman që do të bazohej mbi

personazhe, të cilët kanë bërë historinë, roman që duhet të ketë emrat e personazheve realë, a jemi tek këto fakte?

- Po, unë u thashë pak më parë, ashtu siç para se të ngremë një ndërtesë, vendosim kollona dhe kollonat e

romanit i kam bërë me beton dhe hekur, siç kanë qënë ndodhitë historke të periudhës që kam përshkruar në roman.

- Pra, jemi në terrenin historik real.

- Po, real, por të veshur me trillin e fjalës artistke, duke ndërtuar personazhet, se s’është e lehtë të ndërtosh

personazhet që nga kategoria e lartë e deri tek njerëzit e thjeshtë, por s’dua të them, se unë kam zotësi të lindur, por siç e thashë në bisedën para emisionit, në mënyrë private, kam mbaruar shkollën, ose një pjesë të shkollës së Isuf Luzajt. Ai më ka dhënë metodologjinë e të studiuarit, se një histori, pa filozofinë e saj, s’quhet histori, sepse në historinë tonë ndeshemi me fakte që bien ndesh me njëra - tjetrën, ndeshemi në histori me emra që i përkasin një epoke të caktuar, por e çojnë në një epokë tjetër. “Ne, si historianë, apo studiues shqiptarë, - ka thënë z.Lamaj, në një takim, - e studiojmë historinë me kapërcime dhe e dimë se ku do mbërrjmë…” kur bëri debat me studiuesin Italian, Paolo Muner.

- Në fakt edhe ata ashtu e kanë bërë historinë…

- Kush?

- Ialianët e ndërtojnë nga mitet.

- Gjithë bota ashtu e ka bërë.

- Ka një problem, që Gjergj Kastrioti është një mit, e kemi ndërtuar, ju tashmë po e rindërtoni.

- Nuk po e rindërtoj, por po e afroj në të qënit Skënderbeu njeri; ka qënë fëmijë, shkoi dhe u shkollua, pati

aftësi të jashtëzakonëshme, që edhe në kohën e sotme ka njerës me aftësi të jashtëzakonëshme dhe këto nuk janë mite, por realitete. Ne s’kemi pse ta shndërrojmë në mit këtë, mirëpo, mënyra sesi e kemi trajtuar Skënderbenë e kemi kthyer në mit, është lënë errësirë një pjesë e jetës së tij, atëherë secili e ndërton vetë, unë e kam ndërtuar në bazë të shumë gjërave që kam studiuar dhe kam ndëruar një Skënderbe – njeri nga dita e lindjes e deri në ditën e vdekjes.

- Në fakt, të merresh me krjimtari artistike në një periudhe të historisë, kjo tregon se ajo është bërë pjesë e

jetës suaj, ajo të pushton dhe pastaj fllon e krijon, kthehet në muza, ju shkruanit për ditë?

- Kishte raste që një muaj nuk shkruaja, vetëm studioja, sepse ashtu si nëpër tri pika ndërton një trekëndësh,

kështu më ndodhte edhe në krijimtari, se po të mos gjeja pikën tjetër, nuk mund të shkruaja, se nuk ishte krijuar ideja, nëse nuk faktohet ideja, rrëzohet, por duke studiuar, duke gjetur pikat e takimit, vërtetohej ideja dhe shkruaja pastaj.

- Është pak guxim të shkruash për Skënderbenë?

- Nuk e di, mua më erdhi natyrshëm!

- Kanë shkruar edhe shkrimtare të mëdhenj, por nuk janë marrë shumë me personazhin, ndoshta nuk e

njohin personazhin. Kemi një personazh që është larguar mitit, siç thatë ju, është bërë njeri, por në raport me personazhet e tjerë, pra sa udhëheqës ishte me personazhet e tjerë, sa njeri, sa dashnor, sa konfliktual,…

- Po, Skënderbeu ngado që shkonte, i linte njerëzit nën hije, pa vetëdije, pra thjesht fjala, prezenca,

veprimet që bënte ai s’ishin vetëm tokësore, por të veshura me nje vel hyjnor që e bënte të jashtëzakonshëm, se trima ka pasur shumë bota, ka qenë Gjon Zhishka, i çili bëri Luftën Taborike para Skënderbeut, ishte trim i madh, por nuk e kishte velin hyjnor si të Skënderbeut. Ai arriti gjer aty, që thjesht me përpjekjet e tij e pse me sultan Muratin II u rritën bashkë, e la nën hije dhe lindi xhelozia, se s’flitej më për sulltanin, por vetëm për Skënderbenë.

- Një nga fijet e dyshimta të historisë sonë që është shmangur gjithmonë nëpër romane e nëpër studime,

është Feja, si e keni integrua fenë e tjetërsuar të tij, fenë reale të tij?

- Disa e bëjnë ortodoks, disa mysliman, disa katolik dhe thonë, biles shumë afër kam dëgjuar opionistët në

një debat që thonë se Skënderbeu ka pasur në kohë të ndryshme tri Fetë; në Perandorinë Osmane mysliman, nga nëna ortodoks, kur kthehet në vendlindje bëhet katolk. Unë në roman e kam nxjerrë që Skënderbeu në mënyrë kategorike, s’ka përqafuar asnjë Fe, se luftrat që janë bërë në kohën e Skënderbeut, kanë qenë për sheshimin e Feve dhe sundimi i Shkrimeve të Shenjta në botë, ku secili të ishte i barabartë mes të barabartëve.

Para Skënderbeut, ka qënë një filozof – teolog, i cili udhëhoqi Luftën e Shenjtë duke bashkuar ortodoksit dhe turqit për sheshimin e Feve, por pasi u zgjerua Perandoria Osmane, e spostuan nga gjithçka, pra u shfrytëzua për zgjerimin e Perandorisë. Pas kësaj situate, në Edirne shkon Gjergj Kastrioti, Skënderbeu, bashkë me mësuesit e tij të besimit krishter, se pavarësisht se na kishin ndarë në ortodoks dhe katolikë, me një dekret të posaçëm të Perandorisë së Konstandinopojës, lejoheshim të kryenim ritet tona të hershme të krishterimit, pra në atë kohë, ne s’ishim, as katolikë, as ortodoks e jo më në atë kohë të kishte myslimanë, se nuk ka qënë në atë kohë plani për përhapjen e islamizmit, ishte për bashkim.

- Sa janë konfliktet e luftës në roman, sa janë ngjarjet e vërteta, dmth, ngjarjet e mbrëndëshme familjare

dhe sa janë në dimension me shkak Ballkanik.

- Konfliktet e asaj periudhe kanë qënë në rang të përgjithshëm, herë nxirrnn krye, herë bëheshin fshehtas,

por aleancat mes njëri – tjetrit, sidomos mes Perandorisë Osmane dhe Papatit, se këto ishin dy kryesoret në atë kohë, nëse cënohej njëra anë, tërhiqej ana tjetër, bënin aleanca të fshehta, pra unë nuk kam nxjerrë konflikt që ka qenë midis nesh dhe tjerëve, por konflikti midis motivit të luftës dhe qëllimit të fshehtë që kishte kjo luftë, se motivi ishte tjetër, ishte Luftë e Shenjtë, por qëllimi ishte tjetër, për zgjerimin e Perandorisë Osmane, ku Skënderbeu doli i zhgënjyer dhe pasi papati nxorri bulën e bashkimit të kishave, i bëri kërkesë nëpërmjet Gjon Huniadit të kthehej e të drejtonte kryqëzatën e krishterë, e cila, për fat të keq, vec u përfituan shuma të mëdha nga papati dhe asgjë nuk u realizua.

- Cila ishte filozofia e Skënderbeut, se personazhet udhëheqin me flozofi…

- Skënderbeu, në thelbin e filozofsë së tij ka pasur Besën, atë që kishim ne, si racë, jepte besën dhe

mbaronte gjithçka, asnjëherë nuk ka marrë shpërblim, apo ryshfet nga sulltani, gjithçka bënte, ishte për hir të paqes dhe mirësisë në botë, kjo ka qënë gjëja më kryesore që atë e dallon nga barbarët, të cilët sa më shumë luftonin, aq më shumë fitonin pasuri, ndërsa ai nuk ka marrë asgjë nga Perandoria Osmane.

- Zonja Zyba, pjesa e përzgjedhjes në struktura historike është më afër jush, sesa të shkruash një roman, të

cilin e trillon të tërin vetë?

- Nëse bëhet fjalë për personazhe realë, s’mund ta bësh krejt trill, por ama kërkon shumë punë… kërkon

shumë punë. Unë jam munduar që të eci shkallë – shkallë në roman që të mos mbeten në hije linjat që shtrihen në aty, se janë disa linja tjera, s’është thjesht Skënderbeu.

- Më shkruan Musai, ku thotë: “Skënderbeu është kujtesa e historisë, sepse në këtë kohë është hequr dorë

nga monumente e momente historike e që nuk na bëjnë krenarë që jemi shqiptarë, mendoj se duhet një platformë mbarë shqiptare për këtë komb të vogël, për të njohur figurat më të rëndësishme…” Kur shkruan nga historia e Skënderbeut, merr dhe një përgjegjësi personale dhe kombëtare.

- Kur isha në Amerikë, në Konferencën Shkencore për Skënderbenë, para tre vjetësh, takova ish

Kongresmenin Amerikan, me origjinë shqiptre (Joseph Dioguardi), i cili bënte thirrje të mblidheshin fonde për të bërë një film në Hollovud për Skënderbenë dhe i thashë që po shkruaj një roman, s’them se është më i miri nga të gjithë, por merreni në konsideratë, shikojeni, mbase vlen dhe sinqerisht, nëse do të bëhet një film në Hollivud, se ne kemi parë që janë bërë shumë flma, si për Drakulën e Rumanisë, që afër Skënderbeut s’është asgjë, se ka pasur momente, ku filli i të vërtetave tona tirret e hollohet e hollohet, por është vetë koha që na zgjon shpirtin krijues pa vetëdije që ne t’i ngremë këto figura historike.

- Në fakt është momenti për të rivlerësuar figurat. Mendon që me studime vlerësohen më qartë, apo me

krijim artistk, se ju i keni punuar të dyja…

- Krijimi artistik është joshje për masat, pra tu përshtatesh masave, por unë nuk e kam krijimtarinë për të

joshur masat, por dua të vërtetën, të bazohem mbi të vërtetën!

- Vështirë janë vendosja e personazheve të dyta, pra dora e dytë e personazheve, të venë në pozita

gjithmonë për të qenë efiçentë, je lodhur me ato personazhe, apo me figurën e personazhit kryesor, sepse Skënderbeu i ka disa cilësi…

- Për skënderbeun kemi dëgjuar shumë dhe kam lexuar shumë, por ka pasur disa personazhe që s’u kisha

dëgjuar as emrin, sidomos disa misionarë të Papës, që shkun nëpër Europë në kohën që do të ngrihej kryqëzata e Krishterë, të cilët kanë qenë jo të sinqertë në lidhje me Skënderbenë, për këta lexova shumë, ku më kanë ndihmuar shumë edhe gojëdhënat, sidomos për mbretin e Hungarisë Vlladisllav, i cili ka luajtur rol shumë negative në lidhe me kryqëzatën.

- Personazhi femër, në atë periudhë historike, se turqit po e tregojnë historinë nëpërmjet femrave, madje

dominante në tragjedi, në konflikte dhe intriga, sa janë prezente në romanin tuaj?

- Femra, historikisht ka qenë dominante, edhe kur nuk ka qenë figurë publike, por në romanin tm, një femër

shumë dominante, është Mara Brankoviç, e cila rroulloi komplet drejtimin e Perandorisë Osmane të kohës, ku u fik Lufta e Shenjtë e pse ajo sakrifikoi dy vëllezërit e saj që i verboi sulltani, por përsëri ajo mori frenat në dorë, ku edhe Perandorin e Konstandinopojës e bërë skllav të saj.

Femër tjetër është edhe motra e sulltan Muratit II që u rrit me Skënderbenë dhe u dashurua marrëzisht pas

tij, ku paraqes dy botët, në një anë sulltani me haremin dhe në anën tjetër Skënderbeu që dashuronte me shpirt, gjë që e nxjerr një njeri tepër fisnik…

- Prek e episode në roman për këto?

- Po, kam shkruar, por jam bazuar në autorë të huaj që kanë shkruar për këtë, ku ajo arriti dhe u fejua, se

sultan Murati II u betua që do të kthehej i krishter, më pas ndodhën ato që dihen, por që i tregoj qartë në roman.

- Jeta sjell shumë libra dhe studime, ku ju i keni kushtuar një pjesë të jetës, një personazhi si Skënderbeu,

ose një libër kaq voluminoz, i bie që të ketë një shtrirje në historinë e një heroi të vendit, sa vite të asaj periudhe historike ka ky roman, ne ç’periudhë shtrihet?

- Në film ka pak histori mbi Reformacionin e Kishës në rang europian siç ka qenë në atë kohë, përmenden

ata që janë futur në inkuizicionin fetar, të cilat kanë qënë nga raca jonë ilire, që janë djegur mbi turrën e druve, u janë djegur librat, pastaj romani hedh themelet në betejën e Kosovës të vitit 1389.

- Më shkruan Kristi Bashmili: “U desh një roman për të çmitizuar Skënderbeun, për të bërë histornë e tij

të prekëshme! Urime!”

- Faleminderit!

- Në fakt me një këndvështrim të çmitizimit, të kthimit në një personazh historik dhe jovetëm në monument

studimesh, për ju do ishte më i lehtë të ishte studim, apo roman?

- E nisa studim, por studimi është shumë konçiz, s’ke sesi manovron fare në studim, se unë s’kisha

materialet e domozdoshme, ama të gjitha pikat ku mund të ndërtoja roman, I gjeta, me pak punë, por i gjeta.

- Do t’ shtoje romanit kapituj të tjerë, të ka bërë për vete, ka filluar të ngacmojë?

- Unë kam bërë një epilog në fund të romanit, se e mendova këtë që thoni ju, por do i humbisja vlerën këtij

romani! bukur! - Jemi tek lexuesi, tek raporti me ta, e keni shpallur në llojin e trillit artistik, komunikimin me të, keni filluar ta shpërndani dhe keni gjetur formën sesi mund të shkojë tek lexuesi?

- Për momentin kam dy faqe facebook dhe një faqe për Isuf Luzaj, në të cilën e kam publikuar dhe me

thënë të drejtën kam kërkesa në të gjithë botën, por sesi me e dërguar, se në Kosovë kam dërguar me anë autobuzave të linjës, ose përmes postës, por edhe në Amerikë shkon përmes postës, është e lehtë.

- Pra bashkëatdhetarët mund të komunikojnë me juve për ta marrë librin…

- Por koha ka qenë shumë shkurt, tre ditë ka që doli nga botimi dhe asnjë nuk e ka përfunduar së lexuari.

- Qartë! Pikërisht ajo është pjesa që edhe unë jam fajtor që s’e kam lexuar të tërin, por lexoja episode për

informacion. Lexuesi do reagojë dhe është pak sqimatar, në librat e tjerë jeni ndjerë afër me lexuesin, apo e shihni kritikën e tij për të mos e marrë në konsideratë?

- Unë ku ta gjej një lexues që të më bëjë kritikë, jam kaq e etur për kritkë, sa s’ka, por nuk më pëlqen një mënyrë tjetër që e shikojnë librin dhe thonë: “E kush është kjo!?” Shpërfillja për krijuesin është më mirë vraje, sesa ta shpërfillësh! Nëse ka seriozitet, merre, lexoje, bëj kritikën. “Krijues i madh” Po të isha lejuar në 1978, që mu ndalua të shkruaja, mund të isha bërë dhe unë e madhe, por mendoj se disa shkronja i kam regjistruar, nëse koha do mundë t’i lexojë.

- Në fakt ju hyni në grupin e shkrimtarëve me romane historike, pak ka, marrin pak guxim…

- Se duan punë, s’është përrallë romani historik, për 6 vjet nuk kam dalë të pi edhe një kafe…

- I ke vënë vetes një mision!

- Kur i vë vetes misionin, I del në fund!

- Shekujt vijnë dhe ngjeshen në roman, megjithëse shpejt e shpejt midis artikulacioneve artistike vijnë,

ditët pas botimit të romanit, zgjaten, sepse gjatë gjithë kohës pret nga lexuesi, pret nga krtika, mendon se duhet t’ia japësh një kritiku, apo ta zgjedhi vetë librin?

- Librin ta marrë kush të dojë dhe unë jam gati të pres kritikën me kënaqësi, sepse nuk jam e përsosur, ai

që thotë “jam i përsosur” s’është asgjë, mua kritika më ndihmon, se diçka që s’e di unë, e di dikush tjetër dhe kështu gjërat kthellohen.

- Nëse libri do të jetë në të gjitha libraritë, sa kopje keni botuar?

- Së pari kam botuar 300 kopje, por s’është vështirë, ai ribotohet në të ardhmem.

- Qartë, pra e keni futur në testim njëherë.

- Por mund të krijohet mundësia për ta shitur online, ka variante të ndryshme. Unë kam një veti në

krijimtarinë time, se ky është libri i 16 që kam botuar dhe gati 20 e ca të pa botuara, studime, romane, tregime, poezi pa fund, nuk mund të them sesa vëllime mund të jenë, por kurrë në momentin që kam filluar të shkruaj një roman, apo diçka tjetër, s’kam menduar “Si do e presë lexuesi dhe sa do të fitoj” Lexuesit unë mundohem t’i jap disa gjëra që të mësohet me të vërtetat, sepse pajtimi me gënjeshtrat na ka bërë ne të mos ecim përpara!

- Do më japësh mesazhin e së vërtetës, sa e vërtetë absolute dhe sa relative është në romanin tuaj dhe mesazhin për spektatorin, por romanet historikë kanë të vërtetat e tyre relative dhe absolute.

- E vërteta asnjëherë s’është absolute, nuk është absolute, mendoj unë.

- Që ka egzistuar Skënderbeu është absolute!

- Ai fakt po, por jo çdo gjë që thuhet në roman është absolute, se ka edhe krijimtari, art…

- Qartë! Shkruajnë shumë miq të urojnë për romanin, urime për suksesin, por ata duan edhe mendimin tuaj mbi librin! Të ka pëlqye ky libër?

- Mua!? Sa herë filloja të lexoja për korrektim gabimesh, se gjatë shkrimit kalohen, filloja e lexoja dhe

harroja që kisha për të korrektuar, më rrëmbente përmbajtja dhe harroja gabimet, sinqerisht më tërheq, unë e kam kaluar shtatë herë, por jam gati dhe tani ta lexoj në libër.

- Mendon se ky libër do të jetë pjesë e bibliotekës së lexuesve?

- Duke parë kërkesat e tri ditëve, ku kam shumë kërkesa dhe interesant, më shumë janë nga Kosova, i përshëbdes lexuesit e Kosovës, por edhe nga Shqipëria e diaspora.

- Zonja Hysa, unë të falënderoj që ke marrë guximin, ke marrë inisiativën, ke harxhuar një pjesë të jetës

për të na sjellë një roman historik, me figurën e ndritur dhe çmitizimi i tij nëpërmjet romanot është vlerë dhe uroj që lexuesi ta ketë pjesë të jetës së tij deri në vlerësim dhe do ndikonte dhe tek ju. Të falënderoj edhe që ishe në emisionin “Ura”për ta bërë premijerë këtë prezantim të librt tuaj!

- Shumë faleminderit për ftesën, ishte vërtet kënaqësi që biseduam bashkë, faleminderit dhe teleshikuesve

që na ndoqën dhe shpresoj që libri im, t’u bjerë në dorë!

- Të dashur teleshkues që komunikuam sonte, por do u falënderoja më shumë të komunikoni me Gjergj

Kastriotin, Skënderbenë, përmes këtij libri nga zonja Hysa, sepse merr shumë të vërteta dhe nga letërsia.

198 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page