top of page

ZYBA HYSEN HYSA: INTELIGJENCA ARTIFICIALE...


ZYBA HYSEN HYSA: INTELIGJENCA ARTIFICIALE, KOMPLOT BOTËROR I SHPALLUR PUBLIKISHT, PËR TË LËNË SHOQËRINË NJERËZORE, ENDE NË ERRËSIRËN MESJETARE…

 

Dikur bëra një status në facebook, se nga i merr informacionet “Inteligjenca Artificiale” për të parë mendimet e lexuesve të mi, por me thënë të drejtën, shtysë kryesore ka qenë dëgjimi i një interviste e z. Agron Dalipaj, publikuar në you tube, ku thoshte, se: “Kompania e inteligjencës artificiale i kishte kërkuar dorëshkrimet studimore mbi gjuhën shqipe për t’i përfshirë në projektin e tyre…”

Dua ta nis këtë shkrim me fjalët e shkencëtarit shqiptar z. Vedat Shehu, në komentin që i bëri kësaj teme: “Vetë nocioni “artificiale” do të thotë “e sajuar” me teknologji elektronike ”të regjistruar”.

Vendosa së pari komentin e z. Vedat, se pa kuptuar thelbin e fjalës, s’mund të dimë kontekstin e saj, në rastin tonë, kur vendoset pas fjalës “inteligjencë” që formon grupin emëror “Inteligjencë artificiale” që për një njeri të paditur është një farë gracke mashtruese, se përqëndrohen tek emri “inteligjencë” e jo tek mbiemri “artificiale” që përcakton kuptimin e mirëfilltë të përdorimit të pavend të fjalës “Inteligjencë”, ku ai grup emëror mund të zëvendësohej thjesht me fjalën “Mashtrim”, por dihet për qëllime përfituese, siç ndodh rëndom në shoqërinë njerëzore… Fjala “artificiale” që sipas fjalorit të gjuhës shqipe do të thotë: “Artificial (e)”, që është bërë nga njeriu, sipas ngjashmërisë me diçka natyrore; jo i natyrshëm, i krijuar, a i prodhuar nga njeriu; antonim natyror: mëndafsh artificial; lule artificiale; dhëmbë artificialë dhëmbë të vënë; frymëmarrje artificiale (mjek.); liqen artificial; satelit artificial”.

 

 Kjo lloj “Inteligjence” më dërgon në kohën e diktaturës komuniste dhe që mrekullisht shkrimtari Ditëro Agolli e ka paraqitur në librin “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” me personazhin “Demka”, i cili përgatiste raportet e politikanëve dhe vetë ulej në sallë dhe dëgjonte me kënaqësi interpretimin e referuesit e jovetëm kaq, pasi e mbaronte e uronin për vlerën e fjalës së tij, po kështu edhe sot, politikanët tanë kanë një grup “Demkash”, ata vetëm interpretojnë si papagaj e jorrallë dalin harbutë me gazetarët, se nuk dinë të përgjigjen pyetjeve tyre.

 

Mbase jo me 100% siguri, por mbi 80%, duke njohur imtësisht funksionimin e atij sistemi, ku disa që e quanin veten personalitete dhe bënë emër, të mbështetur nga politika, në fakt kanë qenë thjesht aktorë në fusha të ndryshme, si politikë, letërsi, shkencë… ashtu siç funksionon sot “Inteligjenca artificiale”, e cila fut në ombrellën e saj inteligjencën natyrore të njerëzve të shquar dhe inteligjentë, duke e përshtatur me qëllimet që i ka vënë vetes pronari i kësaj kompanie anonime, me një drejtoreshë kukull shqiptare (kjo si duket për të dhënë eksperiencën e Shqipërisë komuniste) e s’ka sesi që Kryeministri ynë artificial (them “artificial” se kurrë nuk përfaqësoi interest e shqiptarëve) kërkon ta vërë në jetë këtë lloj “inteligjence”, se ende vazhdon “redaktimi” i veprave të studiuesve, shkrimtarëve, poetëve që futen nën ombrellën e sponsorizimeve të Shtëpive Botuese që sponsorizohen nga shteti dhe botojnë ende tonelata kartona dhe letër të letërsisë së realizmit socialist, duke zbatuar ende ligjin kishtar – mesjetar, i cili s’lejonte të dilte në qarkullin, asnjë libër, pa u censuruar nga njerëzit “kompetentë”!

Unë kam eksperiencën time personale: Para disa vitesh kam pasur ftesë nga Alda Bardhyli, e cila kërkonte që krijimtarinë e Isuf Luzajt ta botonin në shtëpinë botuese, ku ajo punonte, por me kusht, mbi këtë krijimtari të vinte dorë “redaktori”, apo ta themi shqip, censuruesi i veprës, ndaj nuk pranova. Po kështu më tha edhe për krijimtarinë time, ta botonin, por vetëm siç donin ata, pra në një farë mënyre, veprat e mia nga vepra origjinale - natyrale, të dilnin vepra artificiale!

I vetmi person që më ka mbështetur për të botuar veprën e Isuf Luzajt, pa censurë, ka qenë z.Agron Tufa (mbase ndaj dhe e pësoi), që gjej rashtin ta përshëndes dhe ta falënderoj përzemërsisht, se filluam ta botonim këtë vepër ashtu në origjinalitetin e saj brilant, me dy vëllimë voluminoze filozofike “Kujdeset e Bletës”, por kur dërgova dy vëllimet e radhës “Ditari i Mësonjësit”, mafja e librit, apo njerëzit e “Inteligjencës artificiale” që paguhen për t’i zhveshur “kostumin original – natyral” veprave e për t’i veshur ato me “fustane me xixa”, për t’i paraqitur bukur estetikisht, por pa përmbajtjen origjinale, pra ato dalin si fabula për foshnjorë, ku aty – këtu lënë pa vënë dorë në ndonjë të vërtetë, por që deri në fund të veprës, ajo zbehet, deri në mosegzistencë!

Mendoj, se, “Inteligjenca artificiale” përbëhet nga një grup “redaktorësh”, paguar me shuma marramendëse, që të gjithë inteligjencën natyrale ta fusin në kallëpin e politikës ndërkombëtare, për t’i mbajtur ende popujt në errësirën mesjetare – kishtare.

Vetëm një shembull do të përmend, se si ka funksionuar kjo lloj inteligjence, historikisht dhe përmes saj, janë bërë përmbysje të mëdha në të gjitha fushat e jetës njerëzore:

 

Jo shumë larg, në përbërje të një studimi ”Mbi krijoimin e shtetit grek, lexova një artikull, shkruar nga “The Onion” dhe disa media të tjera amerikane dhe britanike, në korrik të vitit 2010 dhe ripostuar në 23 maj 2018, ku thuhet, se civilizimi grek është krejtësisht i sajuar e shprehimisht shkruan: “Ideja e një shoqërie të sofistikuar dhe të shkëlqyer që egzistonte më shumë se 2000 vjet më parë, në fakt është krejtësisht një trillium i sajuar nga një grup historianësh, antropologësh dhe klasikësh që punuan “nonstop” nga viti 1971 dhe deri në vitin 1974 për të falsifikuar dokumentet dhe artefaktet “greke”. “Sinqerisht, nuk e mendonim, se gjërat do shkonin kaq larg” - Thotë Prof. Gene Hadblebury, i cili ka ofruar dorëheqjen nga pozicioni i tij si udhëheqës i Studimeve Helenike në Universitetin Georgetoën, SHBA, - ishim të rinj dhe u përpoqëm të bëjmë përpara në karrierë, kështu që nisëm të bënim gjërat: Homeri, Aristoteli, Sokrati, Hipokrati, retorika, etika… të gjitha shtyllat, çdo gjë”! Ideja e shpikjes së një kulture të lashtë erdhi, kur ai dhe të tjerë shkencëtarë, as që nuk e kishin idenë, se çfarë kishte ndodhur në Europë gjatë viteve 800 p.e.s.” (www.diplomacia.dk [(Posted by: admin in History 23 maj 2018) (Oculus News)]

Mendoj, se për lexuesin inteligjen, s’ka nevojë për koment!

 

ZYBA HYSA

ANËTARE E AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE SHQIPTARO - AMERIKANE, NEË YORK

POETE, SHKRIMTARE, STUDIUESE, PUBLICISTE

TIRANË, MË 7 JANAR 2025

5 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page