
MARIGLEN DISHA: LIBRAZHDI DO TË SHPALLET “QYTET TURISTIK”…
“Unë jam përfaqësues i të gjithë popullit të Librazhdit, e thashë edhe pak më parë, për shkak të rezultsteve që unë kam marrë… dhe jam çdo ditë duke gjetur projekte të mira në emër të Bashkisë Librazhd, duke kërkuar sa më shumë financime, për qytetarët e mi dhe kam bërë, mendoj, punë të mirë, mbrenda një vit e gjysëm, si Kryetar i Ri i Bashkisë Librazhd dhe do të bëj akoma, sepse e kam obligim për qytetarët e mi...”
(Mariglen Disha)
- Në radhë të parë shpreh kënaqësinë time, që një djalë nga Librazhdi,
drejton Bashkinë e Librazhdit, se duke qenë bir i Librazhdit, i di hallet dhe problemet e Librazhdit më mirë dhe ajo që është më e rëndësishme, e dini mirë dhe gjuhën e komunikimit me popullin… ndaj dua të dëgjoj prej jush, i nderuar z. Mariglen, se çfarë u shtyu ju, që pas kaq vitesh karrierë në fusha të ndryshme, të ktheheni sërish në vatrën që u lindi dhe rriti?
- Unë kam lindur në Librazhd, më 25 Qershor 1980 dhe pasi mbarova arsimin e
mesëm u largova nga Librazhdi, në vitin 1998, për të kryer studimet e larta, pranë Fakultetit të Inxhinjerisë së Ndërtimit në Tiranë, në degën “Inxhinjeri Ndërtimi”, profili, “Infrastrukturë Transporti” dhe jam diplomuar në vitin 2003, sepse ne kemi patur sistemin 5 - vjeçar atëherë, tani është bërë sistemi 3+2.
Punova shumë vite me ndërtime, më pas kam punuar disa vite, drejtoria në
Urbanistikën e Bashkisë së Tiranës, në vitin 2013, kam filluar punë në Drejtorinë e Legalizimeve Tiranë, në vitin 2015, kam punuar tek Drejtoria e Legalizimime Nr. 3 në Tiranë, në vitin 2015, jam emëruar Drejtor i Aluizmit të Qarkut të Elbasanit, në 2017, jam transferuar në Krçë, Drejtor i Aluizmit të Qarkut Korçë dhe në 2018, jam rikthyer prapë në Elbasan, si Drejtor i Hipotekës së Elbasanit dhe në 2019, jam transferuar prapë në Tiranë me detyrë: Drejtor i Kadastrës Tiranë, kjo deri në vitin 2021. Në 2021, kam ardhur prapë në Elbasan, si Drejtor i Kadastrës së Qarkut Elbasan, ku ishin bashkuar Aluizmi dhe Hipoteka dhe u krijua Kadastra dhe në vitin 2023, jam transferuar prapë në Tiranë, Drejtor i Kadastrës së Tiranës.

Më propozuan që të isha kandidat për Kryetar Bashkie në Librazhd dhe pa tjetër që e pranova me kënaqësi, ndërkohë, më pritën shumë mirë qytetarët e mi dhe kam marrë 74.45% të votave, në vitin 2023 dhe si kandidat, për herë të parë, kam dalë në vend të parë, si më i miri në Shqipëri, këtë e them me krenari, se kam marrë prej 10.365 vota nga qytetarët e Bashkisë sime.
- Si mendoni, ju, pse e ka dhënë votën kjo shumicë qytetarësh në Librazhd?
- Kjo shumicë e ka dhënë votën për shkak edhe të punës që kam pasur më përpara, se
kam pasur një pozicion në shumë drejtori të rëndësishme të vendit, siç është aluizmi, hipoteka dhe kushdo që më vinte nga Librazhdi për të kryer punë, e ka pasur derën hapur tek unë, e prisja dhe e përcillja duke u sqaruar që, ajo që bëhëj, e bëja, ajo që s'bëhej e bindja, që vërtet nuk bëhej dhe kuptohet, që Partia Socialiste ka punuar, se kemi që në 2013 dhe ju e shikon shumë mirë se si është bërë Librazhdi, si ka qenë para 2013 dhe si është sot? Këtu në Librazhd, mbaj mend, kur isha fëmijë dhe jam rritur, kjo shëtitorja këtu, ka qenë gropa - gropa dhe kur kaloje duhej këpucë me takë, apo duhet të kishe çizme që të mos bëheshe me baltë… Ju e shikoni, qeveria ka investuar në arsim, në shëndetësi, në rritjen e cilësisë të shërbimeve e publike dhe kemi mbështetur bizneset lokale dhe unë vazhdoj t'i mbështes dhe sot kam nxjerrë në rrjetet e mia sociale, një bujtinë që është ndërtuar afër Dorëzit, e kanë ngritur vendasit, të cilët kanë vite që kanë jetuar jashtë dhe kishin mbledhur të ardhura dhe e kanë ndërtuar, ndaj unë i mbështes të gjithë ato biznese që janë në territorin e Bashkisë së Librazhdit, i mbështes, që ato të kenë sa më shumë punë, se duke pasur më shumë, do paguajnë taksat, duke u rritur të ardhurat nga taksat, do shtojë pagat punonjësve dhe ata të sigurojnë vendet e punës në vendlindje.
- Ku e shikoni ju, perspektivën e zhvillimit të Librazhdit?
- Duke u mbështetur në resurset natyrore dhe historike që ka Librazhdi, sapo erdha
në krye të Bashkisë, kam bërë studimin dhe planin e përgjithshëm vendor me projekte të rëndësishme, disa prej të cilëve kanë përfunduar, disa janë në process pune dhe disa priten të miratohen, projekte që sigurojnë vazhdimësi dhe zhvillim, si në turizmin malor dhe historik, ashtu edhe në mbështetjen dhe zhvillimin e bizneseve lokale që janë ngritur dhe priten të ngrihen në të ardhmen, me mundësitë financiare të banorëve, sidomos të rikthimit të emigrantëve dhe me mbështetjen tonë të vazhdueshme.
Kësaj i shërbejnë edhe aktivitetet e ndryshme e pse shumë veta më thonë: “Pse bën aktivitete”, por Bashkitë e vogla, mbahen me aktivitete! Para pak ditësh, bëra festën e “Ditës së Verës”, qyteti u mbush plot, bëra dhe një koncert në mbrëmje dhe në koncert ishin mbi 2500 veta, por të gjithë këta, shikojnë edhe arritjet e Librazhdit dhe kështu më 11 maj, dinë se cilin votojnë, por 2500 veta për një qytet sa ka Librazhdi, janë shumë.
- Gjatë kësaj periudhe kohore që ju drejtoni Bashkimë Librazhd, cilat kanë qenë
investimet në këtë Bashki dhe si i siguroni fondet për realizimin e projekteve?
- Përsa i përket investimeve, kemi bërë punë shumë të mira: Me “Fondin Shqiptar
të Zhvillimit”, kemi bërë veshjen e pallateve të vjetra, kemi bërë gjithë driçimin e qytetit, kemi bërë shëtitoren, e cila 30% e pllakave ka qenë e dëmtuar, ne i zëvendësuam dhe i bëmë rikonstruksion të gjithë sheshit, jemi duke bërë një qendër rinore, që për pak ditë, do të inaguronet, besoj ditën e mërkurë, mendoj që do të bëjë inagurim e qendrës rinore, e cila do të shërbejë gati 900 të rinjve, po bëjmë një qendër shëndetësire, se qendra shëndetësore që kemi ne përballë komisiaratit është amortizuar, ka lagështirë, ne po bëjmë një qendër moderne me Shoqatën e Kuvajtit…
Shumë fonde i kam marrë nga shoqatat e huaja: nga shoqatat e Kuvajtit, nga Katari, kam marrë nga “World Vision”, kam marrë nga shoqatat e ndryshme të Komunitetit Mysliman, pra, kam marrë shumë projekte nga shoqatat e huaja që operojnë në Shqipëri, të cilat marrin fonde nga të huajt.
Për t'i paraprirë zhvillimit të turizmit malor, po bëjmë dhe 11 rrugë, që mbrenda një viti e gjysëm, janë në proces asfaltimi: 6 prej tyre, kanë përfunduar, siç po përfundon shtrimi me asfalt i rrugës së Kokrevës, ku ju keni origjinën. Rrugët japin zhvillim, ne kemi vende shumë të bukura, por nuk kemi infrastrukturë, keni qenë ndonjëherë në Fushë Studë, po të shkosh në Fushë Studë, do të duket vetja, sikur je në Dardhë të Korçës! Çfarë ka më shumë Dardha e Korçës, sesa Fushë Studa!? Rruga përfundoi, një projekt i bukur tek liqeni i Fushë - Studës, ka përfunduar, do bëjmë një projekt tjetër aventurash, tek liqeni i Fushë - Studës, i cili është financuar nga Ministria e Rinisë dhe Fëmijëve dhe unë dua të falënderoj Ministren Bora Muzhaqi, për financimin e këtij projekti, Bora ka financuar edhe projektin e qendrës që kemi bërë për të rinjtë e qytetit, pra për qendrën rinore, edhe ajo është financuar nga Bora Muzhaqi, i cili ka përfunduar si projekt.
Kam krijuar në Bashkinë Librazhd dhe Drejtorinë e Turizmit, të cilën nuk e ka pasur asnjëherë dhe ajo drejtori, ka bërë një punë shumë të mirë, se turistët që vijnë të vizitojnë Librazhdin, duhet të kenë një informacion, se çfarë do të vizitojnë…
- Çfarë resursesh ka Bashkia jonë?
- Ne kemi “Parkun Kombëtar Shebenik”, që është një ndër parqet më të mira, i cili
ruhet nga UNESKO, ne kemi liqene akullnajorë dhe liqene ujëmbledhës, në Qarrishtë, e cila shtrihet mbrenda parkut, e cila ka histori dhe shumë resurse turiztike të mira, ne kemi fshatin Dardhë, që siç është Fushë - Studa, edhe Dardha, ptra janë dy fshatra të miratuar si “Fshatra turistikë” dhe investimet e mia, këtë vit do të përqëndrohen në Dardhë. Kemi bërë projektin dhe rikonstruksionin dhe asfaltimin e rrugës së fshatit Dardhë duke lidhur Fushë - Studën me Dardhën, 2 fshatrat turistikë që janë miratuar nga qeveria Rama, do të bëhen pika turistike; njëra është bërë, pra Fushë - Studa dhe tani do bëjmë Dardhën.
Mbrenda vitit 2024, në Bashkinë e Librazhdit, kanë qenë mbi 600 mijë turistë, aqsa s'ka pasur ndonjëherë Librazhdi, se më thonë administratorët, që në Librazhd janë 200 fishuar numuri i turistëve.
Kam një projekt shumë të mirë, i cili shtrihet për lumin Shkumbin, nëse realizohet ai projekt, ta financojmë dhe ta bëjmë, unë në mandatin e parë, si Kryetar i Ri i Bashkisë Librazhd, e kthej qytetin e Librazhdit, në “Qytet Turistik”. Është një projekt që ka vërtet kosto, sapo e kam përfunduar projektin dhe është shtrirë përgjatë lumit Shkumbin, do të bëj impiant për ujrat e zeza që shkarkojnë tek Shkumbini, që uji të jetë për tu larë, siç ka qenë më parë, kur unë kam qenë fëmijë që laheshim në lumin Shkumbin. Këto 30 vitet e fundit, janë bërë ndërtimet pa lejë, që shkarkojnë ujrat e zeza, të cilat duhen eleminuar, me këtë projekt që kam bërë, mendoj që qytetin i Librazhdit ta kthejmë në një qytet turistik!
- Aqsa informacione po marr nga ju, mendoj, se e keni nisur mbarë punën, se të
arrish ta kthesh Librazhdin në “Qytet Turistik”, ju keni filluar nga hapi i parë i domozdoshëm, lidhja e qendës me zonat rurale përmes rrugëve automobilistike, më pas me zbatimin e projektit të Fushë - Studës, si pjesë e “Parkut Kombëtar të Shebenikut” e në vazhdim të fshatit Dardhë, më pas bashkëpunimi me emigrantët për të hapur bizneset lokale, se kjo sjell shtimin e buxhetit shtetit, por edhe hapjen e vendeve të punës, se kthimi i emigrantëve nuk mund të realizohet me lutje dhe gënjeshtra, por duke punuar për këtë kthim, që ata të kenë siguri dhe sukses për të qëndruar, se edhe ju u kthyet në Librazhd, por e keni një vend pune…
- Edhe deputeti i ardhshëm i Bashkisë sonë, është nga Librazhdi, se Librazhdi
është bërë një qytet i bukur dhe kanë nisur shumë punë, që janë në proces… vetëm në njësinë Hotolisht, ka 4 rrugë në proces asfaltimi, në njësinë Librazhd Qendrër që ka dhe fshatin Spathar, u bënë 6 rrugë, kemi rrugën e Mërqizëz, u bënë 7, kam rrugën e Seblevës që përfundoi, vetëm vizimet kamë mbetur për tu bërë, u bënë 8, kam rrugën Funarës - Zdrajsh, u bënë 9, kam rrugën Lunik - Prevallë, u bënë 10, kam dhe rrugën e Polisit që ka përfunduar asfaltimi, janë 11 rrugë kryesore, mendoj që dhe ata që kanë ikur dhe shtëpitë i kanë lënë të braktisura, do të rikthehen.
Përveç rrugët kryesore në çdo fshat, në perspektivë do shkojë rruga e asfaltuar në çdo lagje, në çdo shtëpi nëpër lagje, sepse zonën e qytetit e kemi rregulluar, tani prioritet janë fshatrat.Ne kemi edhe një projekt, të cilin e kemi marrë nga ministria, për rikonstruksionin e çatiave të tyre dhe mbrenda një vit e gjysëm, kemi bërë 37 çati për të gjithë ato familje që janë në nevojë.
- Në librin studimor për vendlindjen time, Kokrevën, duke u kthyer në kohë pas,
pra me shekuj, shikoj dhe kuptoj se me çfarë janë marrë banorët për të kultivuar kultura të ndryshme, por duhet të jemi të vetëdijshëm, se në çdo kohë kanë punuar me tokën, me blegtorinë, por gjatë bisedës me ju, kuptoj se që të zhvillohet ekonomia, të favorizohet ekonomia e tregut e kjo është vërtet shumë mirë, të lidhen fshatrat me rrugë, se rruga siguron lëvizje të lirë për të tregtuar prodhimet “BIO” të fshatrave të Librazhdit dhe diçka tjetër kam vënë re, organizimi i tubimeve të ndryshme përkujtimore dhe artistike në rrethin tonë, e cila krahas kënaqësisë dhe edukimit të dashurisë për vendin, krijojnë mundësi zhvillimi të ekonomisë së banorëve të Librazhdit… ju keni një projekt, apo një plan vjetor për organizimin e këtyre manifestimeve si dhe gjetjen e vendeve historike, apo toponimeve të ndryshme që lidhen me legjenda dhe mite, të cilat mund të kthehen në pika turistike të rrethit tonë?
- Përsa i përket kulturës, një javë në gusht, para bashkisë, të gjithë artistët tanë, ata që
bëjnë piktura, ata që që bëjnë punime artizanale, për të shpalosur punimet e tyre, kam caktuar një javë dhe shumë shpejt, do të bëj rikonstruksionin e muzeut të qytetit që të kenë një ambjent të tyre, ku të reklamojnë punët e tyre, të gjitha veprat e artit.
Në lidhje me arsimin, për një vit e gjysëm kam mbaruar 3 shkolla: rikonstruksioni i shkollës së Funarësit, Shkolla e Mesme e Bashkuar, Polis, me palestër e me të gjitha, kemi drejt përfundimit dhe Shkollën e Mesme të Bashkuar në Dorës, me palestër dhe rikonstruksion total, me të gjitha paisjet moderne. Përveç këtyre, kam disa projekte tjera për tre shkolla tjera, që kemi aplikuar deri tek Ministria e Arsimit për financimin e tyre dhe shumë shpejt, besoj, do ta realizojmë këtë projekt, që përsa i përket arsimit, kushtet të jenë të mira…
Projekte kemi për t'i ardhur në ndihmë fermerëve nëpër fshatra, një rëndësi po u japim kanaleve vaditëse: kemi një projekt në njësinë Qendër, për një kanal vaditës, që të kenë mundësi të gjithë banorët e kësaj zone të vaditin tokat dhe të kenë prodhimet e tyre. Librazhdi ka fatin që ka shumë produkte ushqimire “BIO” dhe ata turistë që vijnë këtu, çdo gjë e kanë “BIO”, ne kemi ujin e pishëm 24 orë, ku shumë bashkësi të vendit nuk e kanë, kemi mishin, patatet, kemi fasulet, kemi mjaltin, kemi gjalpin, kemi djathin… çdo gjë e kemi “BIO”.
Në njësinë Administrative në Steblevë, tani që rruga përfundoi, vijnë nga Tirana dhe blejnë patatet e tyre atje, fasulet atje, mjaltin atije, se më parë vinin me thasë në Librazhd në një ditë të shtune, për t'i shitur në treg, tani s'kanë nevojë të vijnë në Librazh, kur kanë treg atje dhe kanë dyfishuar dhe çmimin, kjo sjell zhvillimin e ekonomisë, zhvillimin e vendit…
- U falënderoj që gjetët kohë dhe realizuam një intervistë të gjatë dhe reale, më
lejoni të bëj një pyetje thjesht personale: si e ndjen veten në Bashki, thjesht përfaqësues i elektoratit tënd që të sollën në pushtet, apo përfaqësues i të gjithë banorëve të Librazhdit?
- Unë jam përfaqësues i të gjithë popullit të Librazhdit dhe ta thashë edhe pak më
parë, për shkak të rezultsteve që unë kam marrë dhe unë jam çdo ditë duke gjetur projekte të mira duke kërkuar sa më shumë financime, për qytetarët e mi dhe kam bërë, mendoj, punë të mirë, mbrenda një vit e gjysëm, si Kryetar i ri i Bashkisë Librazhd. Do të bëj akoma, sepse e kam obligim për qytetarët e mi. Meqë jam inxhinjer ndërtimi, profesioni që unë kam, mundet që të ndryshoj çdo gjë. Kur kam ardhur këtu kam parë disa objekte, një e kam parë në hyrje të qytetit, që kur vjen në takim pronari, unë i thashë, se edhe unë të kërkoja ty, sepse s'dua ta lësh ashtu karabina dhe i dhashë leje për ta rregulluar dmth, objektet që janë lënë, ose që janë rrënuar, të pa investuara, u kemi bërë thirrje qytetarëve për të marrë leje që ato të rregullohen për të bërë diçka, siç është bërë ndërtesa tek “Mono Lux” ka dalë shumë bukur dhe në dy hyrjet e qytetit dua të bëj diçka të bukur, për të ofruar “Mirëseardhjen” kujtdo që vjen, apo kalon nëpër Librazhd…
- Më vjën mirë që i dëgjoj këto fjalë nga ju, mendoj dhe besoj që keni për t'i bërë
realitet, se “Fillimi i mbarë, është gjysma e punës” dhe ju e kemi filluar mbarë dhe të shkoftë mbarë, në realizimin e projekteve të nisura dhe të atyre të menduara në perspektivë… Ju jeni një personalitet që ka bërë karrierë dhe kjo detyrë e re, është një sprovë tjetër nga çkeni punuar deri më sot, se ka një natyrë, aqsa të bukur, por dhe delikate, se tashmë është puna konkrete që flet për ju!
- Unë jam njeri i punës, e kam nisur me punë dhe do vazhdoj të punoj pa shumë fjalë,
do lë punën e bërë të flasë për mua… edhe kur të mos jem më Kryetar Bashkie!
- Ishte vërtet kënaqësi që folëm bashkë! Uroj vetëm suksese!
- U prita me kënaqësi në zyrën time dhe ishte kënaqësi që biseduam!
- Faleminderit!
Librazhd, më 17 Mars 2025
Comments