„Zoti ka bërë mrekullinë e vetë si gjithmonë!“
Ai nuk e dha mesazhin e tij në një katedrale të madhe, as në Kishën e mirrënjohur ku Kompania shqiptare „Big Boss Services UK“ Ltd dha modelin e saj më të mirë, duke kontribuar para disa javësh me humanizmin dhe profesionalizmin e saj për të paralizuarit, që të kenë dhe ata një akses më të mirë hyrës në lutje. Megjithatë, me fjalët e tij ai mund të lëvizte njerëzit. Në cepat e rrugëve dhe në treg, buzë rrugës me pluhur është vendi ku mund ta gjeje. Fjala e Perëndisë ishte elementi kryesor i tij. Ai u tha të gjithë atyre që do të vijnë të hanë nga tryeza e Zotit. Ai nuk kishte një kostum të ri, por kishte veshur disa palë këpucë. Duke shkuar nga një vend në tjetrin duke përhapur lajmin e mirë, duke i çuar kujtdo që do të dëgjonte se çfarë mund të bëjë Perëndia. Ndonëse statura e tij e kësaj bote mund të kishte qenë e varfër, bota do të ishte një vend më i varfër nëse jo për një predikues rruge.
Dhe këtë e ndiqte nën zhurmimin e sirenave të ambulancës që përcillte për në emergjencën e spitalit afër punëve që bënte kompania e tij, Gazmend Cufaj, drejtuesi i kësaj kompanie që fati e deshi të shpëtonte nga një aksident në punë e sipër. E ndërsa ndjente dhimbjen në këmbën e tij, Cufaj mendonte për fjalët që dëgjonte teksa ato përziheshin me sirenën e shpejtuar e të vrullshme të ambulancës së emergjencës. E të gjitha këto shkonin në qiell si një lutje për atë që kishte bërë mrekulli vetëm pak javë më parë në Kishën e tij, në shtëpinë e Zotit. Dhe lutja së bashku me mirësinë dhe bamirësinë e gjetën udhën. Doktori i emergjencës pasi i kryen shërbimet e duhura, kthehet dhe para një grupi të madh të shokëve dhe miqve të Gazmendit u thotë: „Zoti ka bërë mrekullinë e vetë si gjithmonë!“
Gazmendi është në këmbë përsëri, është shëndoshë e mirë dhe kjo ishte një arsye më shumë, që të kuptohet mjaft kur Njeriu bën mirë vërtet gjen mirë, gjen shpëtim në cilësinë që karakterizon njeriun e vërtetë në angazhimin më të mirë e më dashamirës në këtë jetë.
Comments