top of page

Zogu në kafaz


Pilo Zyba

Zogu në kafaz

PILO ZYBA

- T r e g i m -

- Pthu! - shau gjith mllef dhe hoqi sytë nga ekrani i televizorit. - Garson! Edhe një uiski pa akull.

Kishte ditë që gjëndja dërmjet dy shteteve kishte mbetur pezull. Një shtresë e akullt përcillte mbasadorët, sa në një kryeqytet në tjetrin, për të marrë udhëzime.

- Politika është kurvë! - tha me vete.

Me nervozizëm derdhi gotën e uiskit në gurmaz dhe nuk e hoqi, deri sa ra dhe pika e fundit. Sytë ju shndërruan në dy vatra prushi. Në kraharor kishte një pështjellim, që herë herë i ngrihej deri në grykë dhe i dukej sikur do t’i zinte frymën.

- Urdhëroni, zorëri!

Kamarieri la gotën tjetër të uiskit dhe u largua, me ca hapa të rëndë e duke hequr këmbët osh.

- Zotëri! Ç’farë zotërie jam unë!? Nuk e shikojnë që nuk jam në gjëndje të zotëroj veten? Jeta ime, jeta jonë është e varur në kremastarin e politikës. Ne jemi

kthyer në magazinë fyerjesh. Mbi ne gjithëseicili mund të hedhë çdo mbeturinë

fyerjesh, që të dojë. Pas fjalës “zotëri” i dukej se fshiheshin të gjitha të këqiat e kësaj bote.

Pagoi dhe doli jashtë. Koka i ishte rënduar shumë dhe i merreshin mendtë. La mënjanë sheshin “Omonia” dhe mori rrugën tatëpjetë, drejt hotelit. Atij hoteli, që e përdorte vetëm për gjumë. Që në të hyrë binte era pisllëk. Një erë si qen i ngordhur të shponte vrimat e hundës. I dukej se në atë hotel ishte mbledhur gjithë pisllëku i botës. Ishte një hotel “Internacional”. Kishte në gjirin e tij shqiptarë, turq, bullgarë, arabë. Të gjithë të ikur nga mizerja dhe të rënë përsëri në përhërin e saj.

- Ej! Zotëri!

Përballë tij qëndronte një djalë me kostum gri dhe këmishë të bardhë, me jakë të ngrirë.

- Ju ofrojmë çaste të pa harruara.Tani, kur bukuritë i mbulon nata, ne i zbulojmë. Ju ofrojmë seks të klasit të lartë. Ju ofrojmë kënaqësi të tilla, të cilat vetëm ne dimë t’i servirim.

Nga gjuha dukej që nuk ishte grek.

- Femrat tona, me delikatesën dhe veprimet spktakulare, shuajnë flakët e shpirtrave të djegur. Tulatin dhe vënë në gjumë endërrimtar të gjithë shpirtrat e ndezur nga flakët e dashurisë. Për të gjitha këto kërkojnë një shpërblim shumë

të arsyshëm. Sipas mundësisë së klientit.

- Hë!- qeshi me vete dhe u ndalua duke pritur. Dhe dashuria është kthyer në tregti. E çfarë nuk është kthyer në tregti në këtë botë? Njeriu një jetë të tërë paguan. Që në lindje dhe deri në vdekje. Paguan kusuret e kësj bote kalimtare. Paguan kusuret e politikanëve, që lozin me fatet e kombeve, në tryezat diplomatike, si në tryezat shahistike. Sakrifikojnë koka njerëzish, usharakësh e kuajsh, për një mbret dhe pse ai është gomar, nga mendimet dhe nga veprimet.

- Flisni, zotëri!- djali e ndiqte nga pas.- Flisni dhe ajo do të jetë e juaja. Edhe për gjith natën, po të doni.

- Ikni, ju lutem!

Fjalët i dilnin të lodhura nga rruga e gjatë që bënin, nga mushkëritë, deri te goja. Në të vërtetë donte ta qëllonte.Ta qëllonte, deri sa t’i shuhej ajo flakë urrejtjeje, që i digjte shpirtin. Por tashmë ishte mësuar më të gjithë llojet e fyerjeve.

La mënjanë dritat e fundit dhe u fut në rrugicën gjysëm të errët, të cilës ia dinte të gjitha qoshkat. Donte të fshihej. Të humbiste nga bota. Vetëm atëherë e ndjente se kishte shpëtuar nga peshkatarët prefesionistë të shpirtërave.

- Ej! –

Nga pjesa e errët, me gërma prej dritash të ndiçuara, u shfaq një shpirt lajkatar.

- Zotëri ku shkoni i vetëm këtë natë?

- Në hotel.

Djali ecte dhe fliste si i paralizuar.

- Në hotel!?

Tjetri qeshi.

- Këtë natë, që është veshtirë ta rikthesh në jetë, doni ta burgosni në binxat e hotelit? Ejani, zotëri, në krahët e ëndërrimeve. Vetë jeta u thërret në gjirin e mistereve të saj.

Djali u lëkund.

- Një cigare, të lutem!

Burri me kostum të errët, si vetë nata, me fytyrën e tij pa shprehje nxori paketën e peshkimit. I dha një cigare dhe e tërhoqi drejt një dere, përmes territ.

Djali iu bind në mënyrë të verbër. Në fakt kishte dëshira, që as vetë nuk ishte në gjëndje t’i deshifronte. Ato ishin aq kontraditore, sa dhe vetë jeta. Donte të harronte. Po, po, të harronte, që jetonte dhe ai në këtë botë. Në këtë botë të pleksur me andrralla, ku gjithçka zhillohej në kundërshtim me vullnetin dhe dëshirat e tij.

Tingujt e rëndë të muzikës e permëndën dhe e prunë në jetë. Përballë pa një sallë gjysëm të errët dhe një grup të rinjsh të moshës së tij, që kërcenin një ritëm jo të zakonshëm.

- Ta marrë djalli! Dhe sa vjetë do të rrojmë? Të harrojmë edhe ne për disa çaste

mizerjen e jetës monotone. Të harrojmë se pas mizerjes ka dhe çaste që nuk mund të harrohen lehtë.

- Hau du ju leik, sër?

Djali nuk po kuptonte ç’i thoshte kamarjeri.

- Ti thelete? - pyeti pastaj ai gërqisht.

- Dopio uiski.

Gërqishtja e tij ishte e çalë.

- Pesëmbëdhjetë evro.

E bëri këtë për t’i treguar, se këtu nuk ishte në një lokal të rëndomtë.

Djali urreu veten që ishte në atë gjëndje.

- Silleni më parë uiskin, - foli i revoltuar. - Unë që erdha këtu, kam ardhur me këmbët e mia.

Kamarjeri u largua i bindur. Si e kuptoi nga ishte, kërkesën ia flaku në koshin e harresës.

Djali jetonte në thellësi të territ i pa përfillur. Si të mos kishte jetuar kurrë. Donte ta vriste këtë botë të fshehur në skutat e natës, por me se? Kishte forca, por a vritet errësira? Ajo është një hiç dhe hiçi nuk mund të vritet. Për herë të parë i lindi një dëshirë, që kurrë nuk ishte shfaqur në shpërtin e tij. Donte të tregonte se ishte njeri. Njeri prej mishi dhe gjaku. Dhe ai kishte të drejtë të jetonte në këtë botë, si gjithë të tjerët. U ngrit me vështirësi dhe vajti te banaku.

- Zotëri! Erdha në lokalin tuaj për qejf. Ju lutem, një dopio uiski më akull dhe koka-kola.

Në thellësi të shpirtit i vlonte një urrejtje e pa përcaktuar.

- Qejfi paguhet, zotëri!

Në zërin e kamarjerit ndihej dhe kuptohej ironia.

E ndjente, që kjo fjalë xhelat, “zotëri”, nuk do t’i ndahej deri në fund...

- E di, por kryeni më parë porosinë.

Duke u përkundur u fsheh përsëri në qoshen e harresës. Dritat ishin fikur dhe ajo i ngjante një skene të braktisur, pa pjesë teatrale dhe pa aktorë.

Kamarjeri solli dopion e uiskit.

Lefteri futi dorën në xhep dhe nxori tufën e parave. Jo më pak se katër mijë evro, për të cilat kishte punuar disa muaj. I merrte gjthnjë me vete, pasi nuk kishte

asnjë lloj dokumenti. Kishte frikë se mos e zinte policia dhe e kthente në atdhe.

Kamarjeri kishte ngrirë si statujë, me vështrimin e ngulur thellë në duart e tij.

- Merrini! - Djali i zgjati një njëzeçe evro. - Kusuri është i juaji.

Banaku u shndërrua në një skenë, ku luhej drama “lekë”. Ajo u shpërqëndrua në çast. Gjithçka u përmbys, si në përrallë. Dy flashe pistoletash i dhanë dritë harresës dhe nisi të luhej një komedi e re. Gjuetarët e natës fshehën në çast kthe-

trat, fyerjet dhe u paraqitën përpara djalit, me fytyrë ëngjëllore. Hodhën në kokë e kraharorë erërat epshndjellëse dhe nxorën nga fjalorët lajkat. Nuk kishin kaluar më shumë se tre minuta dhe në atë qoshe të errët u shfaq vetë bukuria e lokalit. Beteja qëndronte e hapur. Djali duhej të binte në prehërin e lajkave.

Gjithë delikatesë, me kraharorin gjysëm të nxjerrë jashë, mbi të cilin tundeshin zinxhirët e florinjtë të vdekjes. Ajo, krenare, pa përfillur erën e rëndë të rrobave të tij u shfaq si ylberi, pas një shiu të rrëmbyer.

- Mund të ulem?

Zëri i saj i ëmbël, i butë e përkëdhelës e bëri Lefterin të përtypej. Aroma e saj aq ndjellëse e bëri të skuqej deri në majë te veshëve. U turpërua. “Të paktën, të kisha veshur një palë rroba më të mira”,mendoi. Për damën, nuk kishte rëndësi era e rrobave, por era e parave, që ai mbante me vete.

- Urdhëroni!

Ai i tregoi gjithë kulturë vëndin, ku mund të ulej. U mundua të bënte një kopliment, por vetëm e përtypi nëpër dhëmbë.

Ajo u ul përballë tij, me dy brylat e vendosur mbi tryezë. Një prozhektor ngjyrë qumështi binte mbi fytyrën dhe gjoksin e saj. Në vija të zbeta dukej ai hendeku, që ndante të dy anët e kraharorit. Një gjoks i kërcyer, i bëshëm, që i ulej dhe ngrihej ritmikisht, sipas frymëmarrjes. Cipa e lëkurës ishte e butë, e ëmbël dhe shkëlqente, nën një shtresë të hollë kremi, që lëshonte një aromë të këndshme manushaqeje.

Lefteri u përtyp, sikur do të kapërdinte diçka, që as vete nuk e dinte. Diçka që kishte dëshirë, por që edhe e trëmbte, e trulloste dhe e qetësonte njëkohësisht. Në ato çaste mendoi se kishte ardhur në një botë tjetër. Në një botë, ku paraja ishte pa vlerë. Çaste të tilla kishin vlerë më shumë se pesha e saj.

Dritat u sfumuan dhe ata humbën në një det ëndërrash. Djali paguante dhe vajza jepte dhurata puthjesh. Atje ku epshi shuhej, hidhej uiski. Ku përgjumja mbyllte qepallat, puthjet zgjonin mashkullin dhe ai vinte në gjumë vlerën e parasë.

Beteja vazhdonte si të mos kishte ndodhur asgjë.

.....

Kur hapi sytë, Lefteri pa se ishte gdhirë. Një rreze dielli binte mbi krevatin e madh e të gjërë. Rreth e rrotull një dhomë e mobiluar mirë. Dritare të mbëdha. Dy perde ngjyrë manushaqeje, të cilat, nën goditjen e rrezeve të diellit, i jepnin dhomës nje ngjyrë roze të lehtë.

Djali u trëmb. Përballë, në këndin tjetër të dhomës, një krevat. Mbi të qëndronte e shtrirë një vajzë. Një llërë e bardhë kishte dalë sipër batanies dhe flokët e verdhë i ishin shpërndarë dhe derdhur mbi jastëk.

Lefteri u ngrit rëmbimthi nga krevati. Futi dorën në xhep dhe filloi të

nëmëronte të hollat. Ato ishin të pa cënuara. Nuk po kuptonte asgjë. Kaloi si në shiritin e një filmi veprimet e një dite më parë. Ato shkonin deri në një farë vëndi dhe ndërpriteshin,shkëputeshin...

- Mos! - pëshpëriti në heshtje. - Jo,jo, nuk është e mundur. Khë..khë..! - u kollit, për të dhënë të kuptohej se ishte zgjuar.

Vajza u rrotullua, duke shtrënguar batanien në pjesën e sipërme të kraharorit. Gjithë natën nuk kishte fjetur. Lloj - lloj mendimesh i vinin në kokë. Shikonte fytyrën e tij të vrarë, nën një gërhitje të rëndë, që ngjante më shumë me një rënkim. Qante. Qante për veten, apo për atë që shikonte? Ndaj të gdhirë pesha e gjumit i rëndoi mbi qepalla dhe e bëri t’i harronte të gjitha.

- Si!?

Djali nuk po u besonte syve. Përballë tij, Merita. Shoqja e ngushtë e motrës së tij. O zot! Nuk kishte mundësi! Nuk mund ta besonte që kishte fjetur me të. Donte të shpjegohej, por ishte aq i tronditur, sa nuk po e gjente dot fillin e mendimeve.

- Po ti nga mbive këtu? Unë e di që ti...

Vajza po qëndronte si e zënë në faj.

- U martuam dhe erdhëm në Greqi për një jetë më të mirë, por....

- Çfarë por...?

- Petriti më braktisi, më shiti. Më flaku në rrugë një natë, pa pritur. Nuk mund të bëja ndryshe...

Vajza filloi të qante. I zoti i lokalit, që i dha lekët, më mori me forcë. Ku të shkoja? Ku të mbytesha? Nuk kisha asnjë dhjeçe në xhep. Nuk dija asnjë fjalë greqisht. Kur të pashë mbrëmë në lokal, m’u duk se rilinda. Ishe i dehur dhe nuk e kontrolloje veten. Fillove të paguaje dhe...

- Dhe çfarë? Lekët i numërova dhe janë të pa cenuara. Mos do të thuash se ato që pagova, i plotësove ti?

Vajza uli kokën. Pikat e lotit i rridhnin në faqet e tejskuqura.

- Të betohem, kurrë nuk kam shkuar në lokale të tilla. Gjëndja jonë është e tillë...

Një komb iu mbështoll në grykë dhe nuk mundi të vazhdonte mendimin më tej.

Vajza e shikonte pa ja ndarë sytë. Sa kishte ndryshuar. Ishte rritur para kohe.

Lëkurën e faqeve e kishte të ashpër. Sytë të futura thellë në zgavra dhe vështrimin të zbetë. Një vështrim të ftotë e të largët, si vetë mërgimi. Donte ta mërrte pranë e

t’i përkëdhelte flokët e pa krehur. Ta qetësonte, ta vinte në gjumë. Në një gjumë të thellë, për ta larguar nga kjo botë që e mundonte dhe e kishte katandisur në këtë

gjëndje.

- Dje ishte e shtunë dhe... - i ndërpreu ai fillin e mendimeve. - Motra ka shtruar darkën e martesës. Unë, vëllai i vetëm, nuk munda t’i dhuroja një urim. Të tërhiqja pas vetes një valle gazmore. Ta përjetoja nga afër gëzimin e saj dhe timin. Nuk munda... nuk munda dhe nuk do të mundem kurrë. Ajo ditë nuk do të kthehet më as për motrën dhe as për mua. Unë do të mungoj për gjithë jetën në kujtimet e saj. Në kujtimet e të ftuarve, të të afërmve. Ndaj... ndaj piva. Piva për të haruar dhimbjen. Dhimbjen, që më mundon sot dhe që do më mundojë gjithë jetën. Kapi pastaj vajzën nga të dy supet dhe nguli vështrimin thellë –thellë në sytë e saj të përlotur. Herë - herë fytyra e saj vishej me vellon e bardhë të së motrës dhe merrte vizionin e saj.

- Çohu dhe vishu!

- Ku?

Vajza filloi të fliste e trëmbur. Kraharori i dridhej nga një dënesje e thellë.

Lefterit ju prenë gjunjët.

- Ngrihu, - i foli përsëri, - por këtë herë më butë. Zëri i dridhej, si i një zogu të zënë rob, që nuk e lëshonin, por e torturonin pa prerë. - Vishu të ikim. Po..po..të ikim nga kjo botë.

Pastaj, u kthye me shpinë nga vajza, për t’i dhënë asaj mundësinë të ngrihej dhe të ndërronte rrobat.


31 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page