ZOGU BREDHËS
Baladë
Fle ditën e bredh natën, Zogu i Shekullit të Pagjumë. Çakërdisur kërkon fatin, në qytetin dritëshumë.
Si ta dijë nënëzeza, ku e gdhin natën bijë e saj? Kush ia shprish ato krela, ndonjë princ apo djall?
Brylmbështetur në dritare, ankth’ i nënës kthimin pret. Zogu i Natës s’erdhi fare, e kur nata u tret krejt.
Ëndërrkeqja përmbi drurë, folenë e zbrazët diku sheh. "Zog’i n’ç'uar s’kthehet ku, ku folenë era e rreh..."
Ëndrrërkeqja ballin i mpiu, dalt' e ankthit thellon rudha. Të nxehtat lotë i ngriu, mblodhi dhimbjen në dy gurëza...
Comentários