top of page

ZOGJTË E PËRGJUMUR


Biser Mehmeti

Biser Mehmeti, u lind në fshatin Sefer të Preshevës, shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Ferizaj, kurse fakultetin e letërsisë dhe të gjuhës shqipe në Prishtinë. Gjatë kohës sa ka qenë stundent ka bashkëpunuar me revistat “Zëri i rinisë” dhe “Bota e re” “Epoka e Re”ku ka botuar një numër të madh shkrimesh gazetareske, por edhe krijime të ndryshme letrare. Me shkrime letrare merret që nga shkolla e mesme. Është bashkautor në librin “Katërmbëdhjetë autorë” i botuar në vitin 1985 në Ferizaj, nga Klubi letrar “De Rada” ( të cilin pushteti i atëhershëm e pati djegur!) dhe në antologjinë “Orët e bardha” të krijuesve të klubit letrar “De Rada” të Ferizajt, botuar në vitin 2001. Në gazetën “Bota sot” ka botuar një numër të madh tegimesh. Në vitin 2004 në SHB “Vatra” në Shkup ka botuar romanin “Nata pa mëngjes”. Punon në Ferizaj si mësimdhëns i gjuhës shqipe. Fitues i Çmimit letrar për roman “De Rada”, 2014 dhe i disa çmimeve letrare për tregim, në Kosovë e gjetiu . Në vitin 2014 në konkursin anonim tradicional që e organizon Klubi Letrar “De Rada” në Ferizaj zuri vendin e parë me romanin “Fjala e ngrirë”. Ka të botuara:

”Nata pa mëngjes”, (roman) botues. SHB “Vatra” Shkup, 2004”Katër kalorësit e apokalipsit”, (tregime) SHB “Rrjedha”, 2011“Jetë e mohuar”, roman, botues SHB “Rrjedha”, Gjilan, 2012"Fjala e ngrirë" (roman) botues Klubi letrar ”De Rada", Ferizaj, 2014“Dielli i ftohtë”, roman, botues “Buzuku”, Prishtinë, 2016. Poezi nga Biser Mehmeti ZOGJTË E PËRGJUMUR shikoj zogjtë e përgjumur s’kanë vend ku të  pushojnë ua prenë gjuhën në mëngjes të mos e zgjojnë diellin ecin me krah të këputur rrugëve plot gropa në vend të foleve tymi vajton në heshtje KOHË E MOHUAR Me gozhda të ndryshkura Na e ngujuan jetën Bredhim prej varrit në varr Vetveten për ta kërkuar Na dërgojnë në ferr Me shpirt të dhunuar Me lëkurën e rjepur Mbulojmë trupin e pajetë Jetojmë e jetë nuk bëjmë Në një kohë të mohuar Në këtë varr kolektiv Dielli nuk ndriçon kurrë RRUGËT PLOT GJURMË DJALLI Rrugët plot gjurmë djalli Mbjellin vdekjen e papritur Në natën pa mëgnjes Koha rrëshqet nëpër qepalla Ku një korb i plakur Këngën e përmortshme këndon Varrtarët vdesin duke hapur varre Nëpër fushën e atdheut Vetë mbesin mbi dhe Me shekuj presim diellin Të lind përtej kodrave Atje ku djallin e ka folenë Foshnjet nuk guxojnë të rriten Kur e shohin varrin e hapur Që i pret me krah të thyer UJKU M’I HA ËNDRRAT S’guxoj të zgjohem nga gjumi Ujki m’i ha ëndrrat E ndezi kandilin Hijet dalin nga arkivoli Mbështillem nëpër unaza Koha shtatzënë vdes Qeshi me vetveten Për gjërat e kalbura Ngritem e zbes nga kodra Lumi i shterur hesht Fshihem nga vdekja Që troket në derën e thyer JETËN E VARI NË GOZHDË Në çdo mbrëmje Jetën e vari në gozhdë Korbat krrokasin pa pra Me duart e lidhura me gjemba I vdekur pres kalorësit Të më shpiejnë në ferr Me zogjtë e ngordhur Braktisi folenë stërgjyshore Qentë endacak më vijnë pas Duke hëngër gjurmët tona Harrojmë të jetojmë Në një kohë të dhunuar S’mund të shpejtoj asgjë Në këtë ferr që s’përfundon KORBAT HAJNË GJELBËRIMIN Korbat po e hajnë gjelbërimin Pranvera rënkon në pikturë Të vdekurit i nxjerrin nga varri Dhe ua hajnë sytë Në mëngjes e sjellin natën Koha e humb rrugën Fëmijët vdesin nga acari Bashkë me ëndrrat e vrara BOTA HESHT E FLET E fillova një këngë Me zërin e zgalemit Ende pa u mësuar të eci Në folenë e dimrit të thinjur Koha gllabëroi mëngjesin Më nuk e pashë lumin Vaji u zvarrit deri në qiell Diellit ia verboi sytë Hënës ia vrau qeshjen Jeta mbështillet në arkivol Lindja kërkon varrin Pritjes i thinjen flokët Gjaku ushqehet me pelim Bota hesht e flet Për gjërat që nuk kanë vlerë Në shpirtin e pajetë Lodrojnë mordjet e egra Si qentë e tërbuar E kënga vazhdon Edhe pas mbrëmjes së fundit PROCES Ora e lodhur Dergjet në burimin e shterur Hapat e vjeshtës Digjen në liqenin e mërzitur Një shpatë e thyer në sy Ndal gjëmimin e nënave Vallja e sfilitur nga heshtja Në bishtin e dallendyshes çlodhet Muzgjet në dritaret e kullave Vrasin merimangat e plakura Orës iu kalbën akrepat Koha u fsheh përtej bjeshkës NJËTRAJTSHMËRI Heshti e klithi E njejta fjalë Ndizem e fikem E njejta flakë Ngrihem e shkrihem E njejta stinë Vrapoj e ndalem E njejta shpejtësi Këndoj e vajtoj E njejta dhembje Dashuroj e urrej E njejta dëshirë Lindi e vdes I njejti varg ZHGJËNDËRR E VRARË Dielli ëndërronte Fytyrën e mbrëmjes Ia morën këngën Ai e dogji gjuhën Prej tokës në qiell Vdekja zgjati duart Ia morën dashurinë Ai kishte urrejtjen Agimi mbeti pezull Zhgjëndërr e vrarë Ia morën vdekjen Ai kishte lindjen Askush nuk e pa Kur iku nga peizazhi NË NJË URË QËNDROVA Prej lindjes Në një urë qëndrova Nga të katër anët Erërat i pikturova Prita ta gjej emrin Varret dhe dashurinë Që kurrë nuk i pata Përtej shtatë kodrave Erdhi një stuhi e çmendur Dhe e shembi urën KRIMBI NË ZEMËR Krimbi më hyri në zemër Dhe ma thithi gjakun Që ishte bërë ujë Era qeshi natën Pse rrugën e vështrova Me sytë që s’kishin gjumë Kalorësit e vranë qiellin Pastaj pshurrën mbi të Derisa e vranë njëri-tjetrin Stina tjetër kur erdhi Gjeti një statujë Dhe do kalorës të ngurosur Kur ra shumë borë Era më nuk qeshi Gjuhën dikush ia preu ËSHTË NGUSHTË PËR TË VDEKUR Ujku i plakur argëtohet Me kokën e një zogu të ngordhur Dielli më nuk më ngroh As në verë, as në dimër Nënës në gjumin e rrejshëm Ia fshij lotët e ngrirë Mjegullat nëpër ballë Lexojnë epitafet e pashkruar Koka kërcen në flakë Për të kënaqur ujkun e pangopur Është shumë ngushtë për të vdekur E shumë gjerë për të jetuar NË DITËN E FUNDIT Në ditën e fundit Diellit do t’ia djeg shtratin Mëngjesi e vjedh natën Mbrëmja e hap varrin Retë në qeshjet e ngrira Hedhin vallet e mallkimit Syri i largohet lindjes Gjuha i afrohet amshimit Shpirti hyn në ëndërr Dhe bëhet guri i përjetsisë Në ditën e fundit Do të pshurri veten dhe botën

16 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page