ZJARRI I PROMETEUT
Ky zjarr s'i shkriu prangat, as kularin
Që popujt mbajnë në duar dhe në zverk
Në vendin tim askush s'e pret litarin
Dhe vetëm vdekja mundet që t'a prek
Sa keq! Ky fatgremisur nën rënkime
I dha shqiponjës shpretkën pak nga pak
Dhe shpendi ngrihej lart në fluturime
Dhe qielli nga gjaku u përflak
Për Prometeun s'flitet, as për zjarrin
Me shkëmbin e Skithisë nuk di ç'ka ngjarë
Po kur një popull vetes ja hap varrin
As zoti nuk i vjen si dëshmitar!
Comments