Sprovë
Nga Timo Mërkuri
Shumëkush e di që perlat[1] janë një nga gurët më të kushtueshëm dhe më të bukur në botë sidomos kur i sheh të lidhur në gjerdane. Por duhet specifikuar fakti që perlat janë gurët e vetëm në rruzullin tokësor që rriten nga një organizëm i gjallë, madje brenda tij brenda tij. Si kundër reagim i organizmit të disa gocave të detit ndaj pranisë së kokrizave të rërës brenda guackave, ato prodhojnë enkas një lloj substance me të cilën mbështjellin[2] në mënyrë të vazhdueshme kokrizën e rërës duke e izoluar nga organizmi i saj, forcimi dhe ngurtësimi i të cilës krijonë një rruzull të shndritshëm, kryesisht të bardhë ose me nuanca që quhet “perlë” ose “margaritar”. Në më të shumtën e rasteve kjo kokrizë rërë që hyn brenda organizmit të gocave të detit hidhet nga oktapodhët në momentet që goca e detit është duke u ushqyer dhe ka të hapura dy guackat e saj. Oktapodhi pozicionohet mbi gocën e detit në një lartësi 5-6 metra prej nga “llogarit” instiktivisht rrymat detare dhe hedh kokrizën e rërës në mënyrë që të bjerë brenda guackës, me synimin të pengojë mbylljen e kapakëve guackorë dhe në këtë mënyrë të mund të ushqehet me organizmin e saj..
1- Procesi i rritjes[3] së perlës brenda trupit të goës së detit është një process që zhvillohet me dhjetra e qindra vite deri në momentin që ajo gjendet nga zhytësit, hapet dhe u miret perla. Por duhet të dimë se jo të gjitha gocat e detit rritin brenda vetes perla. Për të krjuar një gjerdan, zhytësi i perlave duhet të zhytet në thellësi të detit dhe të nxjerrë me qindra apo me mijra guacka, për të siguruar perla të mjaftueshme për një gjerdan.
2- Por zhytja nuk është thjeshtë kënaqësi, ajo përmban në vetvete rreziqe shumë të mëdha. Së pari prania e madhe e peshkaqenëve[4] të egër në këto ujra të ngrohta detare përbën rrezikun më imediat të zhytësave. Të notuarit mes peshkaqenëve është sfidë e madhe shansesh jo favorizese. Po ashtu fakti që gocat e perlave jetojnë në thellësi të mëdha detare[5], për të arritur zhytësi gjer te ajo duhet që të ketë mushkëri të forta për të mbajtur ajrin në kohën e zhytjes. Ata ose do pranojnë mundësitë e pakta të gjetjes së perlave në thellësitë e vogëla, duke u kënaqur kryesisht me organizmin e gocës së detit[6] ose do stërviten për zhytje të thella[7].
2.1-Por vështirësia më e madhe që pohojnë zhytësit është fakti se këto goca deti, midhje apo pina jetojnë të ngjitura nëpër shkëmbinj të thellësive detare dhe njësojë si ata, janë mbuluar edhe me myshqe dhe leshtërikë detarë me të njëjtën ngjyrë dhe madhësi. Duhet një shikim i mprehtë për ta dalluar dhe veprime të shpejta e të sakta për ta shkëputur gocën e detit nga shkëmbi ku është puthitur, por mbi të gjitha duhet një njohje e madhe e botës nënujore me qëllim që lëvizjet dhe veprimet të jenë të sakta dhe jo rastësore. Kjo edhe për arsyen se koha në dispozicion është shumë e kufizuar.
3-Sigurisht që ne flasim për perla origjinale, jo për “perlat e urtësisë”të rritura artificialisht në gjirin Ago të Japonisë nga Kokichi Mikimoto qysh nga viti 1893 dhe vazhduar sot nga familja Sakaguchi, e cila “prodhon” perla me një efektivitet prodhimi prej 5 përqind[8].
4-Perlat qysh në kohët e vjetra janë konsideruar si symbol bukurie[9] . Varësia më e vjetër me perla që njihet është gjetur te skeleti i një princeshe persiane datuar 520 vjet para Krishtit. Vitet 1500 në Angli njiheshin si epoka e perlave, ndërkohë që Mbretëresha Elisabeta I, ishte aq e tërhequr ndaj tyre sa që e quanin “mbretëresha e perlave”…Gjerdani me perla janë “gurët” më të bukur që ëndëron çdo vajzë të mbajë në qafën e saj ditën e dasmës dhe ditët e shënuara që vijnë më pas…
5-Një breg shkëmbor plot me “perla” lashtësie është e shkuara “perlë”e kombit tonë e “ritur” brenda “guackave” historike. Me “ngjyra”,“formë“ dhe “madhësi” të ndryshme ajo është materializuar në balada e legjenda, mite e përralla apo këngë kreshnike. Ashtu si perlat edhe ato janë krijuar nga populli ynë si reagim ndaj faktorëve të ndryshëm historikë, që si trupa të huaj (kokriza rëre) kanë hyrë brenda organizmit të tij shoqëror. Me qëllim të izolimit brenda organizmit të tij të këtij faktori të jashtëm, në pamundësi të nxjerjes jashtë jetës së tij, populli ynë krijoi artin e tij gojor, substancën me të cilën mbështolli në formën e legjendave, miteve, përrallave apo këngëve faktorët dhe aktorët e jashtëm agresorë, kohën që i pruri dhe mënyrën si erdhën, qëndrestarët, qëndresën dhe mënyrën e kësaj qëndrese, madje disa herë duke e lënë në proces zhvillimi ngjarjen, ashtu si disa perla që vijojnë të rriten edhe pasi janë nxjerrë e shkëputur nga gocat e detit. Siç qëndrojnë gocat e detit në thellësi, puthitur nëpër shkëmbinj e mbuluar me të njëjtin leshterik, duke u bërë kështu të padalluesëhm, ashtu edhe perlat e artit gojor popullor qëndrojnë në thellësi të epokave dhe shekujve, mbuluar me “leshterikët”e kohës, ku shpesh herë shikimi njerëzor nuk jep rezultat në gjetjen e tyre. “Leshtërikët” më të cilat janë mbuluar, shpesh herë në formën e emrave, riteve, besimeve apo veshjeve fetare të huaja a të mëvonëshme fshehin qënësinë dhe praninë e tyre në kohën e e krijimit reaalisht. Këtu hyjnë në skenë “zhytësit” e “perlave” të artit gojor të krijuar nga populli ynë shekuj dhe epoka të kaluara, për gjetjen dhe hapjes e “guackave” duke ekspozuar “perlën “ e vërtetë të krijimit të popullit.
6-Një ndër këta “zhytës”, madje ndër më produktivët është Anton Nik Berisha i cili në këtë drejtim “intuitivisht ju drejtua të pashkruarës, gojores dhe njëkohësisht qiellores,asaj që nuk egziston e shkruar diku, në pergamenë, në shkëmb, pllaka balte apo letër,asaj që është e shkruar në qiell[10]”. Realisht Anton Nik Berisha “është i vetmi shkrimtar që ka thelluar dijet duke ndriçuar zgafellat e errta të prozës dhe poezisë gojore shqipe[11]” sepse ai “nuk është një krijues i zakonshëm, ai është një bashkpuntor me të papriturën, me dërgesat nga lart, me “rastësitë “ magjike që nuk janë rastësi”.[12] Anton Nik Berisha guxon të “japë vizione të reja në lidhje me poezitë homerike”[13], por unë do të shtoja, veç sa ka parashtruar studiuesi Fatmir Minguli në veprën e tij me titullin kuptimplotë.. VEPRA QË I BËJNE NDER LETËRSISË DHE BOTËS SONË..seria e veprave të Anton Nik Berishës që kërkojnë vëmëndjen e krijuesve dhe studiuesve është shumnë më e gjërë. Do dëshiroja të flisja për studimin e tij “Dëshmi e lashtësisë së këngëve tona kreshnike”, për mjeshtërinë e zbërthimit të enigmave që mbart arti gojor shqiptar. Në fakt, arti ynë gojor i ka të shkruara nëpër reshtat e vargjeve të tij të gjitha të dhënat identitare, si në faqet e një letër njoftimi.
Problemi është se ne përpiqemi ta lexojmë atë “letër njoftim” me “alfabetin” e sotëm, pa marë
parasysh ndryshimin dhe evolimin e gjuhës shqipe, pa marë parasysh faktin se arti ynë gojor nuk ka lindur si një vepër artistike por ka lindur si një mesazh, si një kumt, si një porosi. Madje ai është dokumentuar në një kohë shumë më të vonëshme se epokëlindja e tij, pikërisht në kohën e lindjes së shkrimit. Por epoka e lindjes së shkrimit është shumë e largët nga epoka e lindjes së veprës dhe është e natyrëshme që mes tyre lumenjtë të zbrazin aluvione, të cilat ritin “leshtërikët” që mbulojnë gocat e detit me perla. Ky studim i autorit vlen si “hartë” krahasuese në udhëtimet studiuese në lashtësinë e artit tonë gojor, në dallimin e elementëve identitarë të veprës, në evidentimin e vlerave artistike të saj etj, etj.
Analiza e kontributit të Anton Nik Berishës nuk mund të jetë objekt i një shkrimi si ky, që e mer shkasin nga libri i Fatmir Mingulit dhe nga një studim i Anton Nik Berishës. Më e shumta që mund të bëjë ky shkrim është të tërheqë vëmëndjen e krijuesve dhe studiuesve drejt tij, ashtu si tërhiqet vëmëndja drejt një zhytësi perlash që del nga thellësitë e detit me rrjetën-çantë të mbushur plot me goca deti të hapura përgjysëm, brenda të cilave shkëlqejnë perlat.
Sarandë, më 5-11.02.2020
[1] Perlat rriten brenda një lloj guacke deti, tip midhje apo pina në disa ujra të ngrohta detare si psh në brigjet e Australisë veriore, ku psh qyteti i Brumit njihet si Porti i Perlave. Vendrritje e perlave është edhe Oqeani Indian, Gjiri Persik, Deti i Kuq , Gjiri i Manarit, midis Sri Lankës dhe Indis, Filipine, Arqipelagu Sulu etj. [2] [2] Identike sic prodhojnë bletët propolisin, duke mbështjellë dhe izoluar trupat e huaj që hyjnë në koshere [3] Perlat që rriten në shumë pjesë të botës arrijnë një madhësi me diametër 11 milimetra deri në 18 milimetra. Vetëm një gjerdan me këto perla të mëdha mund të vlejë më shumë se 500.000 dollarë [4] Në vitin 1688 Uilliam Damperi e emëroi gjirin ku gjeti perlat e para si “Gjiri i peshkaqënve” për shkak të pranisë së madhe të peshkaqenëve. [5] Platoni dhe Homeri, tregojnë se në Greqinë e Lashtë, zhytësit përdornin pesha (gurë) deri në 15 kg për të shpejtuar zhytjen në thellësi deri në 30 metra për të mbledhur sfungjerë apo koralin e kuq. E njëjta praktikë ndiqej nga zhytësit indigjenë edhe për perlat, të cilat rriten në thellësi edhe më të mëdha. [6] …e cila është një ushqim i mirë , madje edhe efektiv për gratë që kanë problem për të ngelur shtatzëna… [7] Kjo thellësi ka sjellë nevojën e modernizimit të zhytjes, krahas fillimit të prodhimit artificial të perlave... [8] Vetëm 5 % e gocave (midhjeve) prodhojnë perla, të tjerat dështojnë dhe përdoren si midhje për ushqim. [9]Më shumë se 2000 vjet më parë në Romë, perlat ishin gjëja më e çmuar që mund të blihej me para ..krahas statusit si simbol fuqie, prestigji, pasurie dhe statusi shoqëror. . Jul Çezari, perandori adhurues i perlave në shek.I para erës sonë aprovoi një ligj që i ndalonte njerëzit e shtresave më të ulëta ekonomike t’i mbanin ato. [10] Fatmir Minguli. VEPRA QË I BËJNE NDER LETËRSISË DHE BOTËS SONË… “Faik Konica” Prishtinë 2019 fq 68 [11] F.Minguli…Po aty ..fq 69 [12] F.Minguli…Po aty..fq 74 [13] F.Minguli…Po aty fq 77
Comments