top of page

Zejnepe Alili Rexhepi: GRUA



 

Mos u trishto!

Kur vlerën ta vënë zero,

kur të quajnë pronë e burrit dhe pjellë e djallit,

kur kodin e trashëgimisë ta mohojnë që në lindje,

ti duhet të mbetesh e fortë - Grua

në ty le të mbetet e bardhë zemra...

se shpifësit, vetë ia bëjnë gjëmën vetes.

Mos qaj!

Kur e vetmuar ecën udhëve të përgjakura nga fjalët,

kur jeta të përplas shtigjeve të tradhtisë

ti e fortë do të mbetesh - Grua... 

se as qentë endacakë nuk bredhin më lirshëm

se sa “burrat” pa moral!

Duaj... dhe prapë duaj!

Mos u beso kur të thonë se faj kishte fati

kur t’i zhveshin ëndrrat e të quajnë mëkatare,

ti do të jesh e fortë...

edhe kur të mbulojnë me pelerinën e zezë,

se linde me njollë - për t’u bërë Grua.

Mos harro, të deshi dhe vetë Zoti!

12 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page