E bukur ishte ëndrra ime mes të vdekurve..
Sa luajta e qesha me ta
Sa frikë pata kur u zgjova
Nga të gjallët sa ...!
Pa ankthin e zakonshëm që të vjelë deri në keqardhje
Sa luajta e qesha me ta …
me mall më përqafuan
i perqafova sa...!
Në atë gosti të ardhur nga sfondet e kujtesës
Deri në tejpërmallim
I putha të gjithë të ikurit
nga jeta , ata që aq gjatë me munguan...!
Sa tërë aktet e mungesave që të hedhin në ngashërrim...
Që të rikrijonjë dashurinë...
E bukur ishte ëndrra ime… aq sa gjumi më përmendi
Dhe zbritshëm isha në zgjim…
Sa frikë pata kur u zgjova
nga të gjallët , nga realja papershkrim...
Pahintikë kisha në zgjim jo atje ku isha
ne te bukurin vegim
oh doja qe endrra ime te ishte pa zgjim...
Sa neveri kjo jete, sa zhgënjim...
Jetë e hedhur në ankand…
Jetë në trungun e shqyer të kohës
Pa rrenjë, pa degë ,pa lule , pa farë ...
Jetë që shket myshqesh
Jetë që ushqen bimë parazitare
Parazitë ...
Sa përgjërim...
Nga të gjallët që djegin shpresa e të joshin me injorim
Pezm dhe mallkim…
E bukur ishte ëndrra ime mes të vdekurve..
Sa luajta e qesha me ta...
Sa frikë pata kur u zgjova
Nga të gjallët sa ...!
......................................................
a@z
Comments