top of page

Zamira Agalliu: A mund ta besosh plotësisht personin me të cilin bisedon?!



 

 

Erik From- ‘’Të jetosh është një proces i rilindjes në vazhdimësi’’.

Mu desh ta pesoja keq për të mësuar se njerëzit me të cilët ke marredhënie janë egoist dhe të lëndojnë. Ka shumë mundësi që edhe ti të jesh njësoj si ata, por thjeshtë nuk e kupton.

Shenja që i shpërfillim si të parëndësishme. Ky ishte gabimi im.

Majkëll Xhordan- ‘’Ai ka dështuar vazhdimisht, prandaj pati sukses’’

Rritja është një proces pafundesisht përsëritës.

Kur mësojmë dicka të re, nuk kalojmë nga e gabuara tek e duhura, por nga e gabuara te me pak e gabuara, e tek akoma më pak e gabuara se e mëparshmja, e kështu me radhë. Jemi gjithnjë në procesin e afrimit drejtë së vërtetës dhe përsosmërisë, pa i mbërritur ndonjëherë.

Siguria është armiku i rritjes.  Asgjë nuk është e sigurt deri sa të ndodh-madje pasi të ndodh.

Ata që e vlerësojnë veten nga pasja gjithmonë të drejtë, e pengojnë veten të mësojnë nga gabimet që bejnë.

Atyre u mungon aftësia për të parë gjërat në këndvështrim tjetër, dhe për të kuptuar të tjerët. Izolojnë veten ndaj informacionit të ri dhe të rëndësishëm .

Ndryshimi është rrjedhojë finale e cdo mësimi të vërtetë.

Për tu pranuar si antar i një grupi adoleshenti sakrifikon identitetin e vet, madje pranon të ndahet nga egoja e tij e vecantë.

 Vishet dhe qeth flokët si bashkëmoshatarët e tij, dëgjon të njëjtën muzikë,vallëzon në të njëjtën mënyrë, përvetëson të njëjtat sjellje.

 Pra; formula me e thjeshtë për tu pranuar në një ambjent shoqëror, qëndron në përshtatjen ndaj komunitetit në gjirin e të cilit dëshirojmë të hyjmë.

Populli shqiptar ka një lloj vrazhdësie që i acaron perëndimorët.

Nuk ka lajka apo fjalë mirësjellje sa për sy e faqe, nuk u buzëqesh të panjohurëve, ose të pretendosh sikur të pëlqen dicka që nuk të pëlqen.

Në shqipëri nëse dicka është idiotësi , atëherë e thua që është idiotësi.

E folura hapur sinqerisht në kuptimin e vërtetë  të fjalës. Komunikim pa kushte, pa klecka ,pa qëllime të fshehura, pa përpjekje për të shitur dicka, pa synuar me dëshpërim që ta pëlqej.

Aftesia të thuash cfardo që mendon apo ndjen pa patur frikë nga pasojat është një formë e cuditshmë lirië përmes pranimit dhe refuzimit, pra komunikim i drejtëpërdrejtë.

Në këtë mënyrë refuzimi i përmirëson mardhëniet tona dhe na bënë me të shëndetshëm emocionalisht. Shumë prej nesh jemi të ’Indoktrinuar’ me besimin së duhet të pëlqehemi, të pranojmë dhe të pohojmë sa më shumë

Refuzo dicka, në të kundërt nuk je asgjë;

Sinqeriteti është një dëshirë e natyrshme njerëzore. Që të kemi sinqeritetë në jetë duhet të ndihemi rehat të themi dhe të dëgjojmë fjalën JO.  

Në perëndim ka një trysni kaq të madhe që të jesh i pëlqyer saqë njerëzit shpesh ndryshojnë tërësisht personalitetin e tyre në varësi të personit më të cilin flasin.

Paraqitja dhe aftesia per tu shitur janë forma më përfituese të komunikimit .

Kjo është arsyeja përse në kulturat perëndimore u bë normë të buzëqeshësh dhe të thuash fjalë mirësjellje edhe kur nuk ta bën zemra.

Të thuash gënjeshtra të bardha dhe të bien dakort me dikë që nuk je dakort.

Kjo është arsyeja pse njerëzit mësojnë të shtiren sikur janë miq me njerëz që në fakt nuk i pëlqejnë. Sistemi Ekonomik e pranon këtë lloj mashtrimi.

            Ana negative e kësaj është se nuk di kurrë me siguri nëse mund ta besosh plotësisht personin me të cilin bisedon. Ndonjeherë kjo ndodh edhe me miqtë me të ngushtë ose pjestar të familjes.

Udhëtimi është fantastic për të zhvilluar veten, pasi të cliron nga vlerat e kulturës tënde dhe të mëson se një shoqeri tjetër mund të jetoj me vlera tërësisht ndryshe dhe sërisht të funksionoi pa Urrejtje.

Ky ekspozim ndaj vlerave të ndryshme kulturore të detyron të rivlerësosh bindjet e tua dhe të kuptosh se ndoshta nuk janë mënyra më e mirë për të jetuar.

Albert Anishtain- ‘‘është vërtetë një mrekulli që në ditët e sotme mësimdhënia nuk e ka mbytur Kuriozitetin e Shenjte’’.

6 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page