top of page

Xixëllonja


Xixëllonja

Nga Fatmir Terziu


E dija që ishte strukur në ëndërr,

ndaj i qëndroja ushtar gjithëgjendjes,

syrit kur pikëtakonte mbylljen e dritës,

qerpikëve kur tiklonin retinën,

qepallave kur paliteshin në brendësi të errësirës,

u qëndroja gjysëm i gatshëm,

pa e tepruar,

i strukur në vetë atë ëndërr,

ku prisja ta shihja të flakëruar,

deri sa një engjëll më tha se e kishin përfjet.


Kush t'ia kishte bërë këtë vërtet?


Engjëlli, sikurse të gjithë engjëjt

u fut më tej ku vetëm engjëjt futen në terr.


Pastaj doli,

heshti,

lotoi,

duke i fshirë enkas syçkat,

dhe me zë të ulët më foli:

ka ikur përtej territ. Dikush ia ka vrarë xixllat.


Nuk e sheh dot këtë botë më me dashuri.

Ndaj ajo është ngjitur lart në Yllësi.

34 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page