top of page

Xhevat Mustafa: Dridhe vallen, moj Kimete, por mos harro se pas saj ka edhe "tërmete"!



Nga Xhevat Mustafa

Kur ishte në Shqipëri Yuri Kim, për afro 4 vjet, bëri ligjin sikur të ishte jo një copë ambasadore, por goxha guvernatore! Shpesh herë e dehur nga këto "fitore" festonte me mikeshat dhe miqtë! Nuk e kuptonte se ata e donin dhe e përmbysnin me servilizëm dhe "dhurata" më shumë për "fiqtë" që vilnin prej saj...! Shpesh herë mblidhej me ata edhe në sebepe jo zyrtare, në të cilat deheshin, si nga verëra shumë të shtrenjta e drogra të forta, më shumë nga tallavaja, qejfet dhe paraja...! Kuptohet, pa e vrarë mendjen se milionat vinin nga Tirana, Elbasani, Vlora, Durrësi, Kavaja... apo nga Kolumbia, Ekuadori, Meksika, Holanda Panamaja...

Ndërsa këto ditë në Uashington ish ambasadorja me shumë miq për "fiq"në Shqipëri po kërcen e vetme në Amerikë, në shtëpi, nga e keqja, halli, belaja...!?

Nga shumë zëra që e donin për AMERIKËN dhe që ajo i zhgënjeu shumë dhe gjatë i vijnë thirje të qarta në ANGLISHT dhe SHQIP, ngarkuar edhe me doza gëzimi e humori: dridhe përsëri vallen shqiptare, moj shoqja Kimete!

Kapi për dore Edin, Lindën, Elisën, Oltën, Fridën, Taulantin...dhe merri me vete! Por, mos harro se edhe në një ditë me diell bien edhe tërmete! Gjithashtu, mos harro të sigurosh me bollëk e për një kohë të gjatë "bar" edhe për ata, edhe për vete...! Së fundmi, mos harro, as ti, as miqtë e mikeshat, me të cilët bëre gjëma dhe kërceve deri në harbim, edhe mësimin që more nga ky pësim: kush u bën të tjerëve keq nuk ikën nga kjo botë pa u ndëshkuar edhe vetë keq e më keq, nga robi apo nga ZOTI...!

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page