Mbi urë
Mbi urë një foto aty mora
edhe gurit i thash një fjalë,
por guri që kish me shekuj
historitë po tregonte me radhë.
Nuk di të mburrem edhe unë,
dorën mbi hekur aty preka,
një dritë ndezur në kështjellë,
dhe hëna nga qielli të dy na përshëndeti.
Nuk desha të largohem nga lumi,
dhe ura në heshtje më tha:
"O njerëz mbillni dashuri
se vitet janë kështu si guri"
Vërtetë aty mbeta si një dru i thatë ,
dhe fjala lundroj në lum përsëri,
bashkë me gurët e urës
ditët e reja morën udhë prapë.
Comentários