top of page

Xhavit Gasa: TË VËRTETA KOHËSH



 

Shpesh herë qesh me veten time,

respekt për gjithë ata që më quajnë profesor,

o miq të mirë kam qenë punëtor kooperative,

duart me kallo s’kanë qenë kurrë në auditor!

 

Po ju tregoj një ndodhi të kohës tanishme,

një tufë libra me emrin tim në kopertinë,

ja ofrova një librashitesi n’tortuar libra shiste,

nuk i mori,emrin tënd m’tha s’e njeh njeri!

 

Ai shiste libra të vjetër në tortuar buzë rrugës,

po ti hape librin, ka poezi të bukura i thashë,

jo or mik, sot s’blihen për ato çka shkruhet,

shiten dhe blihen vetëm emrat mbi kapakë!

 

Është e vërtetë shpesh shkruaj zhgaravina,

një dëshirë e hershme mbase ëndër fëminore,

ëndra mbetur sirtarëve si relike të ndryshkura,

s’po bëj viktimën,po tregoj të vërteta  kohësh!

 

@Xhavit Gasa

4 views0 comments

ความคิดเห็น


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page