Kjo ka një ndikim në realitet. Një realitet, i cili nuk mund të jetë veçse “realitet”. Filozofia e këtij realiteti është para së gjithash një “Tani” e vakët, ku idetë dhe kornizat e të menduarit arrijnë të takohen “bodrumeve” të pista politike apo edhe tribunave të ngjyrta afrimistike, por përmban një thesar të përjetshëm nga mendimet e mundura dhe të pamundura, por që zhulatet si ekzistuese dhe jo-ekzistuese në mesgjendjen ‘politike’ të këtyre ide-botëve.
Mbivlerësohet, apo nënvlerësohet, kushtëzohet apo çlirohet, dirigjohet, apo maskinohet, ka një emër, që mbetet dyzimi riskor për letrat shqipe, megjithëse ndikimi nuk mund të jetë nga emra të regjistruar në një mënyrë shkakore, të stisur, kurdisur, apo harlisur nga fjalime të gatuara. Pra shkurt: për duartrokitje! Ju, politikan-rradhëgjendës, mund të krijoni dhe kopsisni trokitje të tilla mes kulisës së shtetit në një sfond ngjyrues që kornizës logjike, por kjo me dashje i jep qasjen filozofisë “Tani” dhe s’pikëtakon “Të ardhmen”, që do të donim të quhej pozitivisht e tillë. Të ardhmen që e gjejmë në ndikim. Pati dikur një ndikim të thellë në shoqëri, një ndikim që s’ishte veçse dështim, por kjo nuk është ndoshta një ndikim, sipas kësaj teorie.
Idetë e vjetra mund të bëhen ide të reja, pasi idetë e reja kanë humbur fuqinë e tyre.
Shumëllojshmëri të ideve në botën e filozofisë ndoshta përmbajnë të gjitha idetë e mundshme, për tani dhe për të ardhmen. Por, në këndin që shtron Myrtaj, duhet vëmendje, duhet respekt dhe kujdes! Duhet lexuar mirë fjala e goditur e Myrtajt!
Ose ndjeni qasjen e përafërt, se si Whitehead ka deklaruar: "të gjithë sytë nga filozofia ... , por shënimin gjejeni në teorinë e Platonit". Pikërisht këtë e deshifron edhe romani “Sos…” që është në fakt një rugëzgjidhje. Shkrimi i realitetit, ka dhënë dritën jeshile…, për të sfinksuar anën që gjen realitetin!
Por, kur praktika e filozofisë është një lëvizje, shënimi është thjesht një reflektim: “Çfarë jam duke bërë, çfarë jam duke menduar, çfarë jam unë në gjendje të ndjejë?” Këto pyetje janë universalisht të rëndësishme, kur secili individ duhet të punojë me këto pyetje, ashtu si çdo individ duhet të mësojë vlera (edhe pse ne tashmë e dimë se cilat janë të rëndësishme).
Kultura është një kuadër i përvojës dhe i këtyre mendimeve, por kalon përmes gjesteve, veprimeve, ideve, ndjenjave dhe mbi të gjitha kuptimeve që i vishen si ‘kostumi i mbretit lakuriq’, me një ndryshim se është politik. Pra, ne kemi nevojë për kulturë në mënyrë që t'i japim kuptim përjetimeve të brendshme.
Kur ne ndjejmë këtë shtrim të në formën e duhur filozofike, pra jo si vetëm “tani” apo “më vonë” në letërsi?, ne kuptojmë se kemi kohë që kemi humbur kulturën, kemi zvenitur sytë nga filozofia dhe ende s’dimë të gjejmë shënimet as tek teoria e Plutonit. Atëherë pse habitemi me qindra germa standarte. Kësaj shqip i thonë ik nga realiteti….
Comments