top of page

Vullnet Mato: SYRIN E KAM ZOG KURESHTAR



 

 

Syrin e kam zog, me krahë kërshërie

dhe dashnor soditës, të çdo bukurie.

Bredh bashkë me zogj, kudo përqark,

të pikasi bukuritë e hapësirave larg.

 

Kur syri sheh, një bukuri të rrallë,

rreh në çast, krahët e bilbilit gjizar,

shkon të kënaqë, ndjesitë estetike,

njësoj sikur sodit, tablo piktorike.

 

Syri im, çdo bukuri e sheh si krijim,

të natyrës, apo të Zotit, në riprodhim.

Kënaqet kur toka mugullon blerimin,

ngazëllon që lulet i ngushtojë banimin.

 

 Syri njohu në qytezë pylli, syrin binjak

dhe dashurive rinore, u vuri kapak.

Në flokët e gruas, bie shpesh në rrjetë,

drithëron kur ajo, ngre gjoksin përpjetë.

 

 Syri di se femra, krijohet si bukuri magjike,

për t’u zgjatur brezave, përjetësinë jetike, 

se ka misionin e shenjtë, të jetë-formimit

dhe meriton, të gjitha format e nderimit. 

 

Syri sodit yjet, kur muzgu zbret nga qielli,  

pasi rrezeve të arta, u mbyll rubinetin dielli.      

Pulit qepallat, kur era shtyn retë me zor,

të notojnë si mjellma, nëpër liqenin ajror.  

 

 Syri mahnitet me anijen kroçerë, që pluskon,

dhe me parmendë helike, gjithë detet lëron.

Ngulitet mbi avionin, që lë pas fashë bardhësie,

teksa njeriu shëtit lartësive, në oborr Perëndie.

7 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page