Vullnet Mato
Shqipëri, o e bukura ime,
me male e shkrepa alpine,
me dyqint e ca ditë diell,
me kaltërsi ngjyer në qiell,
me dhjetë lumenj malor,
me pyje drurësh halor,
me shqiponja sogjetarë,
zemrën time bën krenare.
Shqipëri, o nëna heroinë,
me mrekulli, në çdo krahinë,
me bujtina, në kodra e male,
me lëndina, kanione e zalle
me specie zogjsh këngëtarë,
me njerëz të bukur, atdhetar,
me ajër kulluar në kthjelltësi,
zemra ime, rreh veç për ty.
Shqipëri, o nënë e harruar,
parajsën tek ti kanë zbuluar,
disa milionë të huaj turistë,
gjejnë trojet e mrekullisë,
në autostrada dhe tunele,
me pesë yje, nëpër hotele.
Shqipëri, bujari shpërndan,
në zemër ndjehem evropian.
Me dy dete, të valëve qelibar,
për dy milionë e ca shqiptarë.
Me shumë plazhe kaltërosh,
për publikun pak vende bosh.
Mijëra çadra e shezlongë
të vrasin me çmimet bombë
Shqipëri, o moj nëna ime,
kjo ma trishton zemrën time.
Shqipëri, o nënë e rrallë,
me dhjetë milionë shqiptarë,
në çdo shtet të shpërndarë,
si ustallarë dhe hyzmeqarë.
Rrugët, veç me pleq e plaka,
në kafene, çdo dhjete hapa,
mbahen me pensione fryme,
për ta lëngon, kjo zemra ime.
O e bukura, Shqipëri e shtrenjtë,
fshatrat të mbetën të shkretë,
këtë mallkim, kush ta jep,
qoftë mallkuar vet, përjetë?!
Shqipëri, me shkëlqim rubini,
për djem e vajza, të qan syri.
Të uroj, me zemër këtë çudi:
T’u kthefshin të ikurit në shtëpi!
Comments