
Ekzistoj,
sepse ekziston hapësira e universit kozmik,
ku vegjeton ylli diellor, me valët e rrezatimit,
ku origjina e specieve me evolucionin biologjik,
përzgjodhi njeriun, në procesin e seleksionimit.
Ekzistoj,
Sepse ekziston mjedisi ujor e tokësor
që krijoi kushtet kryesore të riprodhimit,
ku nga epoka e lashtësisë parahistorike,
nxit instinktin, për shumimit e njerëzimit.
Ekzistoj,
të shumëfishoj modelin e dashurisë,
me ndjesi për prindërit, fëmijët, gruan,
të dua më tepër rrethin e miqësisë,
të lidhem fort, me njerëzit që më duan.
Ekzistoj,
për muskujt, eshtrat e trupit tim,
t’i mbroj nga çdo pandemi që vjen,
të zgjat ekzistencën, me përjetim,
aq sa ta kem të përcaktuar në gen.
Ekzistoj,
për shpirtin tim, e sidomos për zemrën,
që numëron të gjitha sekondat e vitit,
për të përjetuar gëzimet e degëve,
të pemës gjenealogjike të fisit.
Ekzistoj,
sepse jam ende i gjallë
mes të gjallëve, të kësaj kohe tokësore,
rrethuar me dashuri
shumë të madhe njerëzore...
Comentários