top of page

Vullnet Mato: PYETJE PËR DASHURINË


PYETJE PËR DASHURINË

 

Më ndaloi një fans, i panjohur krejt,

që pohoi, s’kish dashuruar kurrë në jetë,

dikush, që m’u duk, si pemë pa fletë,

pyeti: Ç’është dashuria për ty, si poet?...

 

E kundrova me habi, si njeri të shkretë

dhe i thashë, me më të qetin tonalitet:

Dashuria është lumë, që krijon një det,

është një vetëtimë, që në zemër të godet.

 

 Ajo vetëtimë, ty zemrën nuk ta ka qëlluar,

se mund ta kesh, me cipë çeliku mbuluar,

dhe për ta hequr atë cipë, që e ka izoluar,

të kanë penguar, apo mbase vet ke përtuar.

 

 Dashuria, nuk është thjesht seksualitet,

por është në deje, vërshim gjaku i nxehtë.

Dashuria është, nga më të fuqishmit gravitet,

mes njerëzve, që kanë elektrone në skelet.

 

Dashuria, është ndjenjë lozonjare e çmendur,

në fillim të bën budalla, edhe kur je i mençur.

Dashuria nuk kërkohet, shpesh vjen papritur,

ajo të fal paqe e shpresë, për t’u përtëritur.

 

 Dashuria është një fuqi, që na lumturon,

është tërë energjia, që në jetë na drejton,

kur duam ta kontrollojmë, na shkatërron,

kur mundohemi ta burgosim, na skllavëron.

 

 Dashuria është ndjenjë e ëmbël, ose mizore,

skenë tragjedie, ose derë e parajsës hyjnore.

Është çmenduri, që e shëron koha martesore,

Dashuria është Zoti i të gjithë natyrës njerëzore.

 

 Pasi dëgjoi, ai u përkul e iku si qenie jo vertebrore...

 

 SYNOJ

 

 Synoj të ruaj qartësinë, si dritën e syrit,

kur të tjerët, rreken të më quajnë sylesh.

Sa herë mundohen të më shpërfillin,

t’i bëj të besojnë se jam, me sy e vesh.

 

T’i bëj të vlerësojnë si duhet gjykimin tim,

pa i shpërfillur, me arsyetime të kota.

Mos më urrejnë, si mendjemadh në arsyetim,

kur thjeshtësinë ma njeh, gjithë hapësira e koha.

 

 Synoj të pres me durim, bindjen e tyre

se jam modest, kur ata fillojnë të më urrejnë.

Të mos flas kundër tyre, me urrejtje instiktive,

që më pas shpifjet për mua, të marrin dhenë...

 

 Të përpiqem, që thëniet e mia të drejta,

të pranohen, me respektin e përbashkët.

Të kuptojnë, se në mendimet e mia të qeta

ekziston kthjellimi, pas çdo situatë të ashpër.

 

 Në përballje me horrat, egoistët, trutharët,

të bëj sikur para meje, frynë era e akulluar,

që nuk më shkëput dot kurrë nga radhët,

e njerëzve të mirë, që më kanë rrethuar...

 

 Të detyroj muskujt, nervat, pulsin e zemrës

t’i shërbejnë paqes, brenda qenies sime,

për të qëndruar, me vullnetin që kam në emër,

i palëkundur në drejtësinë e të vërtetave sublime.

 

 Poshtërsitë e tyre, duan të më bëjnë të vuaj,

të më ndalin nga veprimet, që bëj për mirësinë.

Do flas me maskarenjtë, por nderin tim do ta ruaj,

që të ndjehem mirë, me veten dhe shoqërinë...

3 views0 comments

댓글


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page