top of page

Vullnet Mato: NUK DO KESH SHPËTIM, ME SIGURI, ME SIGURI!...



 

NUK DO KESH SHPËTIM, ME SIGURI, ME SIGURI!...

 

Sado të mundohesh, të fshehësh e mbulosh kthetrat,pasi ke abuzuar me kolltukët, ku je ulur në disa lartësi,

pa menduar ferrin, ku përvëlohen shpirtrat dhe eshtrat

Nuk do kesh shpëtim nga prangat, me siguri, me siguri!

 

Sado frymë farefisi, të kesh sjellë nëpër poste zyrtare,    

libreza milionash, të kesh kyçur bankave në largësi,

pasi ke zhvatur me metoda mafioze, pasuri kombëtare.

Nuk do kesh shpëtim nga prangat, me siguri, me siguri!

 

Sado të kesh përdorur femra të tjera, me dhurime ari,

flokëgështenja, bionde, me sy qiellor, a sterrë të zi,

pas orgjive e qejfeve, hekurat e burgut të presin sa më parë.

Nuk do kesh shpëtim nga prangat, me siguri, me siguri!

 

Sado vila, toka bregdeti të kesh përvetësuar, me emra anonim,

dhe shezlongë t’u kesh shtruar pushuesve, në dy detet jug-veri,

në fund edhe gurgullimet e lumenjve, do të bëjnë denoncim. 

Nuk do kesh shpëtim nga prangat, me siguri, me siguri!

 

Dhe po t’i përmbysësh të gjitha akuzat, me gënjeshtra falsiteti,

t’i rrëzosh gjyqet, me korruptime gjyqtarësh, në çdo drejtësi,

gjykimit të Zotit, nuk do t’i shpëtosh dot, sikur të bëhet kiameti,

Nuk do kesh shpëtim nga vdekja dhe ferri, me siguri, me siguri!...

22 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page