top of page

Vullnet Mato: NIPI IM MUSTAQEZI



 

Kisha këtu një nip

shtyllë në shtëpi,

rritur vet e kisha,

që të vogël, fëmi.

 

E çova në shkollë,

profesion kulinari,

mos të mbetej,

i turmës papunësi.

 

Por sërish, ca kohë,

mbeti poshtë e lartë,

sa e thirri emigrimi

kuzhinier në Maltë.

 

Aty nipi i shtrenjtë,

djalosh mustaqezi,

ra shpejt në dashuri,

me një zezake, perri.

 

Na e solli, në verë

vizitore në shtëpi,

të bukurë braziliane,

fikun e tij të zi.

 

E pritëm me gëzim,

si ngjyrën bardhësi,

se ne s’jemi racistë,

të dallimit, kurrsesi.

 

Respektojmë ndjenjën,

dashuri e brezit të ri

të duan cilin pëlqejnë,

çdo ngjyrë, është njeri.

 

Duke ndjekur fitimin,

për të siguruar shtëpi,

tani nipi me brazilianen,

presin vizën për Norvegji.

 

Mua më shkojnë mornica,

nga i ftohti, në atë veri,

por shpresoj dyngjyrëshi,

zbut klimën, me dashuri...

13 views0 comments

댓글


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page