top of page

Vullnet Mato: MESNATA E AVIONIT



 


 

Kali prej duralumini i udhëtimit, kësaj here,më tremb me hingëllimat metalike që përhap,aq sa stjuardesat, me buzëqeshje ere,dhe rripat e sigurimit, s’më qetësojnë aspak...


Dyshoj mos ky kalë supersonik, ka etje

dhe nxiton të pijë, në oqeanin Atlantik,

turbulencat e vrapit, t’i ndali nënvete,

në honet e errët, të zgripit katastrofik;


S’marr dot një sy gjumë, nga meraku,

vdekja më jehon pareshtur, në mendime. 

Nga mesdita në mesnatë, më ngrin gjaku,

mos vallë honet, presin rrokullisjen time.


Po agon, nga dritarja kërkoj të shoh tokën,

nga ku prej disa orësh, gjendem mes qiellit.

Dridhem e me dy duart, shtrëngoj kokën,

nga lemeria e reve, që sitin rrezet e diellit.


O tokë, katragjyshja ime, fole e njerëzimit,

me pamje portokalli, nga shekujt e pjekjes,

e di që më do, me gravitetin e magnetizimit

por mos ma jep sot, puthjen tënde të vdekjes!...

 

O zot, që na vëzhgon diku, thellë në gjithësi,

zbutja trokun e harbuar, këtij kali ulëritës,

sa të shuaj mallin kontinental, në largësi,

me të mërguarit e shtrenjtë, të Amerikës!...

 

Fundi i oqeanit, është një aerodrom madhështor,

me avionë të fundosur, gjatë rrugëtimit ajror.

Të lutem o fati im, mos më mbyt të shkoj për lesh,

kur të dashurve të mi, jam nisur t’u buzëqesh!...

7 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page