top of page

Vullnet Mato: KUR TË IKËSH NË MËNGJES



 

Kur të ikësh në mëngjes,

derën tonë,

lëre hapur,

të hyjë mëngjesi

pa pengesë,

të lodrojë dita e zbardhur

 

Kur të dalësh nga shtëpia,

që mos ndjej vonesën

sa do zgjati,

në mes të buzëve të mia,

lër puthjen tënde,

si pite mjalti!

 

Kur të kthehesh në shtëpi,

nuk ka nevojë

të trokasësh,

derën kam lënë

hapur për ty,

që veç emrin

të më thërrasësh;

 

Do nxitoj

të të puth në buzë,

me dashurinë e flakëruar,

me mallin

të ndezur shpuzë,

për orët që ke munguar;

 

Se bashkëjetesën e kuptoj,

dy shpirt e zemra,

të kopsitur.

Pa ty s’mund të jetoj,

si me fqinjët

e murit ngjitur. 

 

Pa trupin tënd

të erëmuar,

pa gjoksin tënd

aq të ngrohtë,

pa buzagazin e praruar,

dije se jetoj, fare kot!...    

9 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page