top of page

Vullnet Mato: EJA, ME YJET E PARË!




(Lirikë për moshat rinore)


Eja moj, kur nata qiellin,

të stolisi, me yjet e parë,

eja tinëz, tundma belin,

më nxirr mallin, si djalë!


Eja moj, shkundma gjirin,

me trupin tënd, si perri,

të rrufis nga buzët, eliksirin,

siç të puthja, në djalëri!


Lëshoi flokët, si jele pele,

mbi jastëk, derdhi me valë,

t’i lëmoj, me përkëdhelje,

të dehem, si kur isha djalë!


Mbështillma kokën me duar,

të më ngrohet palca e trurit,

të më ndizet gjaku i përvëluar,

me fuqinë e djalosh burrit.


Rrëqethma mishin, drithëromë,

si dikur, me vetëtima zjarri,

zbrazma frymën, me aromë,

ta thith prapë, me etje djali!


Hiq fustanin, me pala shumë,

zbulo kurmin tënd të bardhë,

të notojmë, si nëpër lumë,

në valët e tua të mbytem djalë!


Tundmi vithet e pelës pa fre,

të kalërojmë trokun e tërbuar,

të rendim bashkë, gjer mbi re

të bëhemi engjëj të harbuar!


Eja moj, me yje në mesnatë,

siç më vije, kur isha djalë,

pastaj, s’dua të jetoj më gjatë,

le të më futin në dhe’ të gjallë!...

17 views0 comments

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page