top of page

Vullnet Mato: DUKE PRITUR...



 


 

Syri u bë zog,

turret rreth e qark.Veshi u bë ketër,

përgjon deri larg.

Zëri u bë pus,

hesht në thellësi.Zemra u bë frut,

pikon ëmbëlsi.

 

Truri numëron

hapat që ti hedh,sekonda në gjak

shkëndija po ndez.

Dhe ja tek dukesh,

porsi yll i largët.Rrëshqet me shpejtësi,

po vjen fare afër;

 

Natës i dhe muzg,

muzgut i dhe dritë,dhomën e mbulove

me shkëlqim kozmik.

Tek unë u lëshove,

gjithë elektrizim.Kometa “Halley”

shkrive n’prehrin tim...

 

Ah, sa të kam pritur,

oh, sa të kam pritur,aq sa, po të isha i vogël,

do bëhesha i rritur!

Tani që të kam,

nga muzgu në mëngjes,s’të lë të bëhesh kometë,

deri sa të vdes!...

6 views0 comments

Comentaris


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page