top of page

Vullnet Mato: AFRIMI TRAZIMTAR…


Vullnet Mato: AFRIMI TRAZIMTAR…

 

Vërtitesh, si flutura

rreth një llambe nate…

Të vërej me siklet,

po s’të përgjigjem dot.


Druhem mos krahët,

me brishtësi delikate,

nga afrimi i tepërt,

mund t’i djegësh kot…

 

Megjithëse je lastar,

me kërcell të njomë,

dëshiron me ngulm,

ngrohtësi prej meje.


Druhem mos ndoshta,

 

gjethet t’i përcëllon,

flaka e oxhakut tim,

 

me kërcu qeresteje…

 

Ti nxiton natyrshëm,

 

prej moshës rinore,

të marrësh gjithçka,

 

në kohë të shkurtër.

Por jo në të gjitha

 

shkurtimet kohore,

shpëton, në qarkun elektrik,

 

ku je futur...

 

Dyshoj dhe kam frikë,

 

deri në llahtarë,

ndoshta bukurisë që ke,

 

fuqinë nuk ia di

dhe më godet trurin,

 

bëhem lolo i marrë,

të më tallin përqark,

 

me ha,ha,ha, hi,hi,hi...

 

Ky shkak më bën,

 

të qëndroj sa më larg,

t’u shmangem

 

afrimeve trazimtare të tua.

Të mbetemi thjesht,

 

dy zëra në distancë,

jo se freskinë tënde

 

përçmoj, e nuk e dua.

 

Ndaj të çoj me erën,

 

përgëzime në lagësi,

pa më sjellë pranë,

 

lulëzimin tënd të erëmuar.

Përfytyroj aromën,

 

që përhapin lulet si ti

dhe kujtoj pranverën,

 

që ka kaluar për mua...

 

Je fat për të tjerë,

 

për mua vuajtje, trishtim,

e më bën të të quaj:

 

“Lule mos më prek!”

Oh, mos qoftë asnjeri,

 

në këtë hallin tim,

mrekullinë e bukurisë,

 

të kem frikë se mos më vret!...

3 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page