Tahir Bezhani:
VUAJTJA E KA HESHTJEN E GJATË...
Ecin ditët ngadalë
Zvarriten ngricave të dimrit
Të heshtura mes peshës së vetmisë
Si akujt strehëve të shtëpisë
E shpirti psherëtinë
Asnjë fjalë nuk klithë goja
Në këtë zbrazësi jete
Frymëmarrja gërhanë lëshon në qetësi
Gjithandej përplasen dëshirat
Të rrjepura therrnajave të trishta
E, ec e folë
Edhe nëse guxon
Shtrembër rrëshqet tehu i fjalës
E në shtrat merimangash varet kuptimi
Mendimet bëhen çues çerepi
E fjala si gacë prushi
Tenton për ngrohje shpirti
Në këtë zbehtësi kohe që lëngon
Nuk dëgjohet kënga e as hareja
Janë ndry telat e çiftelisë odave
Qyteteve dëgjohet zhurmë e autobusëve
Lartësive shikojmë qiellin
Aeroplanët kur fluturojnë
Zgjue bletësh pistave të aeroporteve
Metropoleve të botës
Me dy gishta përshëndetemi
Me njëri tjetri si puthje
E një Zot e din se ku takohemi tjetër
Në tryezë buke apo në rreth një sofre,
Fare lehtë ndodhë,
Edhe në lamtumirë te një varr
Vuajtja e ka heshtjen e gjatë
E dënesjës
Me shekuj nuk i mbaron rrugëtimi
Kjo dëshmi loti si lapidarë.
Comentarios