
Vritet një shqiptar me thikë në Hounslow
Policia ka raportuar për një ngjarje të rëndë të ndodhur në Hounslow. Sipas njoftimit në fjalë thuhet se një i ri ka mbetur i vdekur pas një goditje të dyfishtë me thikë në perëndim të Londrës. pasi detektivët arrestuan dy persona. Njoftimi thotë se, Renato Geci, 21 vjeç, u sulmua gjatë një përleshje në një adresë në Granville Avenue, Hounslow rreth orës 3.20 të mëngjesit të hënën. Policia u thirr dhe gjeti Z. Geci dhe një tjetër shqiptar, gjithashtu në të njëzetat e tij, të plagosur me thikë. Përkundër përpjekjeve më të mira të shërbimeve të urgjencës, ai u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes në 4.23 të mëngjesit. Njeriu i dytë u dërgua në spital, por menjëherë ai ishte liruar nga spitali.
Renato u trajtua nga oficerët dhe ndihmësmjekët në vendin e ngjarjes, por ai vdiq në 4.23 të mëngjesit. Këtë mëngjes (e enjte, 25 mars), një burrë 31-vjeçar u arrestua nën dyshimin e vrasjes dhe një grua 27-vjeçare u arrestua nën dyshimin për të ndihmuar një shkelës të ligjit. Të dy janë në paraburgim në një stacion policie në South West London.
Comments