
Mjafton rastësisht të gjendesh në Palmers Green. Mjafton kaq. Dhe pse? Të ndjesh se kryefjalë e ditës është Dr Kristo Papa, njeriu dhe protagonisti i ditëve të fundit, të cilin thuajse të gjithë që pyetëm na thonë: „Këtë duam, këtë do të votojmë tek platforma „Deputeti që duam!“. Dhe pse? E thjeshtë fare.
Ja si na përgjigjen:
Dritani, emigrant që ka ardhur nga Greqia tre vite e gjysëm më parë: „E njoh nga afër, i njoh dhe dy prindërit etij të mrekullueshëm. Është familje me taban shqiptar, dhe mjeku është njeriu që nuk e bën nëna të ytë“.
Koço: „Jam nga Kolonja dhe jam këtu prej njëzetë vitesh. Një herë kisha nevojë për fëmijën tim dhe ai në mes të natës mu gjend në shtëpi. Pastaj ai ka dhe një humanizëm të pallogaritshëm. Unë nuk e di pse i japin gojës disa që nuk e konkurrojnë dot.“
Kaliropi: „Jam minoritare dhe e kam një mik që e njeh shumë. Ai nxjerr mjaltë nga goja, pale zonjën e tij o Zot, ta pish në kupë… Urimet e mia!“
Benereta: „Nuk më intereson më shumë se sa e njoh dhe se sa duhet të them për Dr. Kriston. Fjalët janë tek kutia, unë jam e një partie tjetër, por ai më bën të votoj për Partinë që ai ka menduar ta përfaqësoj në Parlamentin e Shqipërisë“.

Në Palmers Green, ne ishim në mes të Shkurtit dhe pimë kafe bashkë me një koleg tjetër anglez. U ulën dhe flisnim anglisht. Porositëm anglisht dhe askush tek „Milk and Honey“ nuk besoj se na njihte. Atë ditë pas disa orësh, në atë kafene Dr Kristo do të organizonte një takim. Dhe ne vetëm dëgjonim. Më saktë unë, se kolegu im ishte i kënaqur me shërbimin cilësor të stafit të kësaj kafeneje që i ka të gjitha.
Pas disa minutash na u afrua i zoti i lokalit dhe na tha se nuk na kishte parë ditë të tjera, dhe naafroi sipas traditës së tij një ëmbëlsirë dhe një pije tjetër. Ne hymë në bisedë dhe ai na tha se këtë bisedë më parë e kishte pasur edhe në Athinë dhe tashti në Londër kishte katër të tillë, madje dhe në qendër të Londrës.
Më pas bëmë një fotografi, dhe e pyetëm, se përse po mblidheshin gjithë këta njerëz. Ai na tha se kështu ishte këtu përditë. Madje sot shtesat janë se kanë ardhur të dëgjojnë Dr Kristo Papën. E pyeta se a njihte ai dhe kush ishte. Ai u ngrit në këmbë dhe fare qetë tha: „Ai është nipi i gruas sime, ajo atje është bashkëshortja ime, dhe ai e ka hallë atë. Unë kam shumë vite që jetoj me familjen tyre, por edhe pse i kam thënë mos kandido se je shumë mirë këtu, ai thotë, se Shqipëria duhet ndryshuar!“
Kristo Papa, me profesion mjek në Londër, është kandidat në platformën “Deputeti që duam” në PS. Para pak ditësh ai për News24 në programin e mesditës me Ola Brukon, foli për kandidimin, fushatën dhe zgjedhjet e 11 majit. Papa u shpreh se dëshiron që të japë kontribut e tij për atdheun. Ai shtoi se do që të jetë zëri i diasporës shqiptare në Parlamentin e Shqipërisë në legjislaturën e ardhshme. Kristo Papa, kandidat në “Deputeti që duam”: „Kam shumë vite që jetoj në diasporë, kam qenë në SHBA e në Britani. Dua të jap kontribut për atdheun tim. Dua që të jap gjithë ekspertizën time në shëndetësi, arsim. Unë kam dhënë kontribut si mjek. Jam rritur si fëmijë emigrantësh në Greqi, kam qenë i lidhur me komunitetin shqiptar në Greqi, kam ushtruar profesionin e mjekut edhe në Itali, Britani e në Amerikë. Profesioni im si mjek më ka lidhur me diasporën shqiptare. Unë e konsideroj event historik që diaspora shqiptare në mbarë botën mund të votojë. Dua të jem zëri i diasporës shqiptare në parlament. Diaspora duhet të këtë vend në parlamentin e Shqipërisë. Vizioni im për shëndetësinë përputhet me reformat aktuale dhe për përmirësimin e këtij sektori. Unë kam krijuar një rrjet mjekësh shqiptarë dhe duam të implementojmë metodat më moderne në shëndetësi.“
Nëse e dëgjon Dr Kristo Papën, e kupton natyrshëm të riun që nisi udhën në vend të huaj, Itali, Britani, Amerikë, Greqi, dhe po aq natyrshëm kupton diksionin e tij, por mjafton të ndjesh vlerën dhe intelektualin Njeiun që flet shqip, dhe bukur në profesionin e tij, tashmë dhe si një politikan i pastër në rrugën e vështrë, por të dedikuar shpirtërisht. Dr Kristo Papa është i vendosur dhe e ka mjaft seriozisht. Ai nuk ka ndërmend që të jetë thjesht një gisht i ngritur, apo dhe një bisht pas servilizmit të dikujt. Ai është vërtetë i denjë dhe konkurrent tek platforma kandidat në “Deputeti që duam”. Ai ka zhvilluar takime të hapura pothuajse në të gjithë mjedisin britanik ku ka shqiptarë dhe i ka ftuar që të rregjistrohen dhe të votojnë në zgjedhjet e 11 majit 2025.
Suksese Doktor☺️
Dr Kristo me zemer mirsine e tij e me ndihmen si doktor te gjithe shpiptarve ne londer po ashtu edhe me popullsine e juaj ka ndihmuar shume njerz si doktor ku me shtet ketu duhesh te presesh ne rradhe !
Ni nga shoqeria ime dyshoshin per kancer Dr kristo direk sa I kam treguar me ka ndihmuar falas per indefikimin e semundjes to shoqes time edhe me ka dhan te gjithe suporting e tij per mua po ashtu edhe per shoqen time 🙏
Ni gja me bani pershtypje I thash “Dr Kristo sa te dyterohem per pagesen me tha Lindita nuk me duhen para per miq te mire “ me ket zemer te bardh jam e sigurt se Dr kristo…
Dr Kriston e njoh personalisht, eshte ashtu siç e pershkruan autori i shkrimit. Njeri korrekt dhe profesionist. Familjar i regullt dhe bashkeshort shembullor. E ndersa lexoj komentet, te cilat shumica jane anonime, me kujtohet nje shprehje e Curcill: Nese do qelloja me gur çdo qen qe leh rruges, nuk do arrija kurre ne destinacion. Suksese Dr Kristo. Uroj te fitosh
Nje artikull pa vlere gazetarie. Nje kafe te lokali i familjes, me kater persona, behet sikur kane folur me gjithe shqipetaret e Anglis. Rriteni livelin
it is so unfortunate that these kind of people go ahead. They will destroy Albania.
Sa pafat do jen shqipetaret nese ky zgjidhet. Mashtrimet te bera ne Angli do te vazhdojn ne Parlament. Bravo Papa keshtu blehet reklama me leket vjedhur njerezve.