top of page

Vota e Diasporës: për regjistrimin në Platformën e Elektronike të Regjistrimit (PER)


Pjesëmarrja e Diasporës në zgjedhjet e këtij viti është një mundësi për të treguar angazhimin tuaj ndaj atdheut dhe të ardhmes së tij.

Dëshirojmë t’ju informojmë mbi rëndësinë e pjesëmarrjes të secilit nga ne në procesin zgjedhor të ardhshëm, si dhe hapat që duhet të ndiqni për të realizuar të drejtën tuaj për të votuar nga vendi ku banoni.

Si pjesë e Diasporës, ju jeni një shtyllë e rëndësishme e kombit dhe pjesëmarrja juaj në këtë proces përforcon lidhjen tuaj me atdheun.

Vota juaj është zëri juaj!

 

 Ajo ndikon drejtpërdrejt në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për Shqipërinë dhe për të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen.

Ju ftojmë që të merrni këtë hap të rëndësishëm për regjistrimin në Platformën e Elektronike të Regjistrimit (PER). Për më shumë informacion, mund të vizitoni:

 

·       Faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ):

·       Faqet zyrtare në rrjetet sociale të KQZ, të cilat ne i pasqyrojmë dhe në faqet sociale të Agjencisë Kombëtare të Diasporës.

  • Këto informacione mund t’i ndani tek miqtë e të afërmit tuaj.

Duke ju falenderuar, për më shumë informacion, ju lutemi të klikoni në dokumentet bashkëlidhur ku do të gjeni mënyrën si të regjistroheni.
















 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page