Në këtë mbrëmje buzë Liqenit
Mendimet rendin valë valë
Në qiell yje
Përballë Gjoli
Ti, i përhershëm
Kryefjalë.
Sapo më sheh, ti zbret nga reja
Si shpend i bardhë gjithë shkëlqim
Asgjë s'të ndal
Askush s'të mban
Ti, ëndrra ime
Në çdo zgjim.
Ti,
Dashuri e jetës sime
I paepur përmbi dallgë
Mbete diell,
Nuk venitesh
Të kam dritë
Dhe kryefjalë.
Pogradec, gusht 2024
תגובות