(REFLEKSIONE JETËSORE)
© Fatmiroshe Xhemalaj (Shehaj
Studiuese e shkencave shoqërore
Duke lexuar shkrime të karaktereve të ndryshme, por edhe vëzhgimet nga jeta e përditshme, më dalin përballë përplasjet midis VLERAVE dhe ANTIVLERAVE. Natyrisht, që njerëzimi ka kaluar në rrugën e zhvillimit midis këtyre e përplasjeve dhe kështu do të vazhdoj. Ajo që ndodh me këto përplasje, në hapësirë-kohë, është se ato sa vijnë dhe minimizohen.
Ky është suksesi, por edhe ndryshimi. Minimizimi i përplasjeve natyrisht në kombe të ndryshme është i ndryshëm, jo vetëm nga madhësia, por edhe karakteri i luftës që bëhet midis tyre. Kështu, nëse në vendet më demokratike ato janë minimizuar, dhe "lufta", përgjithësisht bëhet jo për të ngrënë veten, por për zhvillim, në vendet ku "detyrat" kombëtare, shekuj pas shekujsh nuk janë bërë, por janë grumbulluar deri në ditët e sotme, si trashëgimi negative, përplasja midis tyre është e madhe dhe me natyrë mohuese të vetvetes.
Parë nga ky këndvështrim, përplasja midis VLERAVE dhe ANTIVLERAVE në territoret e banuara nga shqiptarët, por jo vetëm, në ditën e sotme fatkeqësisht është në nivele që çojnë në ngrënien e vetvetes. Ky përfundim del duke analizuar jetën politike, ekonomike, kulturore dhe sociale të shqiptareve sot, por del edhe nga fakte në dukje të thjeshta.
Duke lexuar shkrimin me titull "Kuq e zi mbi Dubai", shkruar në "Fjala e Lirë", kupton kompleksitetet e gjithanshme të shqiptarëve rreth qëndrimit të tyre ndaj VLERAVE.
Shkrimi në thelb trajton respektin e kombeve të ndryshëm, ndaj festës kombëtare të çlirimit të secilit vend. Meqenëse pak ditë kanë kaluar nga 108 vjetori i festës së pavarësimit të Shqipërisë, në këtë shkrim bëhet fjalë se si ura e Bosforit u ndriçua me ngjyrat e flamurit tonë kuq e zi, apo sesi kulla më e lartë në Dubai u vesh me flamurin shqiptar.
Lexuesi me këtë shkrim merr mesazhin, nga njëra anë se populli turk dhe ai arab ka festuar së bashku me shqiptarët festën tonë kombëtare atë të pavarësimit të Shqipërisë, nga ana tjetër kupton se ata respektojnë vlerat më të larta, universale, si dhe është liria e një kombi.
Autori ngre problemin, pse sipas tij disa të "vetëquajtur atdhetarë" shqiptar nuk u ndjenë mirë kur u ndriçua Universiteti i Tiranës me ngjyrat e flamurit turk me rastin e ditës së Republikës së Turqisë.
Shqetësimi i tij më duket i drejtë, pasi vlerat kanë karakter universal. Për këtë arsye, çdo komb duhet t'i vendosë ato në pidestal dhe t'i respektoj. Duhet t'i respektoj, sepse ato në themel kanë mundin dhe gjakun e njerëzve që kërkojnë liri, kudoqofshin ata, kundër çdo lloj tiranie, paragjykimi. Ato në fund të fundit kanë në themel mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut. Por mënyra se si duhet arrirë mbrojtja e vlerave nuk është gjuha e urrejtjes për të "tjerët", por gjuha e argumentit shkencor, që vjen nga zhvillimi i ligjësive të shoqërisë.
Terma si grekofilë, turkofilë, fanatik shqiptar, serbofilë etj. që autori përdor, nuk kontribuojnë në respektimin e VLERAVE, por në përplasje të fuqishme midis VLERAVE dhe ANTIVLERAVE. Zgjidhjet pozitive të përplasjeve, nuk ndihmohen nga gjuha e urrejtjes, pavarësisht se nga vijnë ato, por nisur nga ligjësitë e zhvillimit shkencor të shoqërisë, nga debate konstruktive, që kanë në bazë të drejtat themelore të njeriut dhe kombeve.
Kur flitet për VLERAT, qeveritë e vendeve të ndryshme, të zgjedhura nga populli, duhet të merren me ato aspekte të jetës, ku popujt kanë bashkëpunuar, janë mirëkuptuar, e të zhvillojnë diplomacinë duke zgjedhur strategji të tilla, që respektojnë vlerat me sublime të çdo kombi, në të mirë të bashkëjetesës, pa cenuar pikërisht arritjet në fushën e pavarësimit. Në këtë rast fitorja e vlerave është e padiskutueshme.
Natyrisht, që ndjenja negative, le të themi, për të shkuarën kur populli shqiptar ishte për 500 vjet nën pushtimin e turqve osmanë, do të ketë. Por këtu qëndron thelbi i analizës, që pushtime të tilla të mos ndodhin më, përplasjet VLERA dhe ANTIVLERA të duhet të bëhen vetëm për zhvillim reciprok, e jo për të ngrënë vetveten, si në kohën e rendit të bashkësisë primitive.
Në shkrime të ndryshme, apo vendimmarrje të ndryshme, të kontribuohet që ta gjejnë veten çdokush, ti jepet siguri që ajo/ai të ndjehet i mbrojtur, kudo që jeton në rruzullin tokësor.
Kur shkruajmë, duhet të ndajmë mendjen, me argumente, që po e bëjmë këtë apo atë gjë, vetëm e vetëm që VLERAT të fitojnë, pavarësisht gjithçkaje. Sa do t'a arrijmë? Mjafton të jemi në rrugën e duhur, mjafton t'i shohim gjërat me dashuri, mjafton të kemi në themel të punës gjithëpërfshirjen, me bazë qenien njerëzore.
Përsëri të "Fjala e lirë " lexova, reagimin e Shoqatës "Trojet e Arbrit" lidhur me deklaratat që ajo i quan"skandaloze" të zv. ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, të Republikës së Kosovës, që po prapë, sipas saj, ai "denigron" heroin kombëtar Gjergj Kastriotin-Skënderbeun.
Përsëri përplasje, e besoj që këto përplasje VLERË-ANTIVLERË, e kanë bazën në moskuptimin e vlerave. Pse?
Së pari, meqenëse në këtë përplasje bëhet fjalë për heroin tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeun, dëshiroj të theksoj se figura e heroit tonë është një figurë historike e gjithëpranueshme si vlera më e lartë qytetare, jo vetëm shqiptare, por edhe botërore (vlerat theksoj edhe njëherë kanë karakter universal). Këtu do të shtoja edhe një figurë tjetër të standardeve të larta qytetare shqiptare, me përmasa botërore, atë të Nënë Terezës, apo Gonxhe Bojaxhiut.
Së dyti, nëse bëhet fjalë që monumenti i tij nuk është realizuar mirë shkencërisht dhe artistikisht, atëherë themi se VLERAT kanë të drejtë në këtë përplasje dhe duhen bërë përpjekje të fitojnë.
Në këtë rast shoqata "Trojet e Arbrit", duhet të pranojë logjikën shkencore për bërjen e një monumenti ku shqiptarët të ndjehen krenar që kanë një bir që mbarë bota e vlerëson.
Gjergj Kastrioti Skënderbeu është pasaporta jonë europiane në proceset integruese, ai është njeriu që e futi Shqipërinë në Europë, që në shek. XV. Detyra jonë është t'ja kujtojmë këtë VLERË, Europës, por jo vetëm, jo për nacionalizëm, por si standardin më të lartë të vlerave qytetare universale.
Përplasja VLERË-ANTIVLERË, që nuk sjell zhvillime pozitive, për publikun e painformuar mirë, sjell prekjen e ndjenjave kombëtare të shqiptarëve e më gjerë, duke ngjallur "urrejtje", të padëshiruar e të pabazuar. Prandaj kur shkruajmë, kur flasim, duhet të jemi të kujdesshëm se po i mbrojmë VLERAT, e jo po i nxjerrim "sytë" vetes dhe të tjerëve.
Nadire Buzo
Mirnjohja eshte mbivlera e vlerave njerezore. Ajo qe se pari dallon qenien njerezore nga qenie te tjera. Njerezit qe nuk njohin mirenjohje, jane njerez difiçitare qe mbartin ndjenjen e inferioritetit deri ne agresivitet. Jane te frikshem njerezit mosmirenjohes kujdes prej tyre!
Vlerat dhe antivlera! Ka vështirësi të ndryshme në trajtimin e tyre, ato janë objektive dhe subjektive. E lexova me vëmëndje shkrimin ku autorja jep saktë konstatimet e saj. Sigurisht shkrimi e meriton urimin edhe më këndvështrimin tim.
Në komentin tim do të shtoj disa mendime në vijim të temës, temë e cila vërtet duhet vlerësuar dhe duhet shtjelluar vazhdimisht. Po bdalem tek dy shembujt që na jepen nga studjuesja.
Kur ndeshemi me shkrime të niveleve mbi mesataren ku flitet për vlerat dhe kundërvlerat mendoj se duhen mbajtur parasysh:
a) Cili është niveli i autorit që shkruan për antivlerat, jo personaliteti i tij në një shkrim, por në të gjithë shkrimet e tij. Për rastin "a", janë disa shkrues që …