Fatmir Terziu
Në një jetë që mund të jetë një aventurë e trazuar, ne mbledhim shumë gjëra. Disa gjëra duam dhe disa jo. Disa gjëra na gjejnë dhe disa gjëra i gjejmë vetë. E vërteta është se në fund të udhëtimit tonë ne largohemi ashtu siç kemi hyrë. Fundi i botës ne erdhëm pa asgjë dhe nga bota nuk marrim asgjë me vete, dhe trashëgimia jonë përfundimtare është thjesht një copë toke ku ata që lëmë pas do të na kujtojnë se si aventurat dhe bëmat tona pushojnë. Në një jetë të tillë është dhe shkrimtari i mirënjohur elbasanas, profesori i qindra studentëve anembanë Shqipërisë, Astrit Bishqemi, ai që ka një pikë mjaft të rëndësishme në vlerën e "aventurës" së tij jetike mes penës dhe mendjes, mes talentit dhe krijimit, mes përkushtimit dhe dedikimit, atë që radhë kush e ka pasur ndonjëherë në lëminë e letërsisë për fëmijë e sidomos për brezat e rrinj. Është një nga penat më të lexuara në vite, një nga emrat më të sinqertë e më modestë, që kurë nuk kanë rendur pas çmimeve, por pas krijimeve, realitetit dhe perceptimit të tij në moshë tjetër për një moshë tjetër, në një kohë ndryshe, për një kohë ndryshe. Astrit Bishqemi është një model që lexohet natyrshëm në të gjitha kohërat…
E ndërsa shkruaj dhe rikujtoj atë që kam shkruar, si dhe atë që kam biseduar me Astrit Bishqemin, këtu në Londër, në vapën e ditës në një kodër të vogël rrotulluese, një pemë me gjethe të gjera qëndron si një Sentinel i vetmuar. Gjymtyrët shtrihen dhe bëjnë një hije mbi tokë. Një oaz i freskët pushimi në një kohë të tmerrshme, kur dielli bie pa mëshirë. Shumë e gjejnë shpëtimin nën një copë toke me hije që është streha e vetme përreth, e mjaft të tjerë jetojnë nga hija e paduskhme, nga hija që të bën formatin e hijezuar. Ky është një karakter krejt ndryshe, por një karakter që ka luftuar me taentin dhe penën e tij Astrit Bishqemi. Është një hije që ka qenë gjithnjë padëshira e vetë Astritit si në jetë, ashtu dhe në shkrimet e krijimet e tij.
E mbi të gjitha në të gjithë krijimtarinë e tij është mesazhi estetik, edukativ, jetik dhe frymëzues. Ai nuk e dha mesazhin e tij në një tribunë të madhe. Megjithatë, me fjalët e tij ai mund të lëvizte edhe njerëzit që rendnin, turreshin dhe rrethonin tribunat e të gjitha kohërave. Në cepat e rrugëve të Elbasanit dhe në tregun e lirë, buzë rrugës me pluhur është vendi ku mund ta gjeje me meditimin dhe thjeshtësinë e tij personale. Fjala e frymëzuar ishte dhe mebeti elementi kryesor i tij. Ai u tha të gjithë atyre që do të vijnë të sillen me këtë estetikë që karakterizon Njeriun dhe njerëzoren. Ai nuk ka ndonjë ofiq, por ka një pasuri të pakapshme në sinqeritetin dhe modelin e tij jetik. Duke shkuar nga një vend në tjetrin duke shkruar për njeriun e mirë, duke i çuar kujtdo që do të dëgjonte se çfarë mund të bëjë njeriu i mirë dhe i lirë, ai krijoi mjeshtërinë e tij të shkrimit dhe krijimtarisë që do të pashet nga brezat, se ai vetëm për ata shkruajti dhe shkruan. Ndonëse statura e tij e kësaj bote mund të duket disilarg asaj që kap mburrjet dhe shfryrjet, bota rreth tij dhe në veprën e Astrit Bishqemit është një vend real, i kapshëm, i dëshirueshëm, nëse jo për një kundërshti të karakterit dhe talentit të tij.
Bardhëzona e penës
(Mikut dhe kolegut tim Astrit Bishqemi)
Nga Fatmir Terziu
Ja ku janë librat,
ja dhe shkrimet, shënimet shtrëngatat e brendshme
nga shtrëngimi i dhëmbëve
udha e hapur me penë e letër.
Po e shqep këtë masë kujtimesh mes vargut
përtej gjuhës së heshtur,
ka raste miku im Astrit,
që veç shpirtit, gojës, mendjes, syve
flet edhe pezma e trishtit. Po e hap këtë varg
të bardhë për t’ua lënë ditëve të nxehta
që buisin filxhanëve të mëngjesit, xhevahiret
e gjerdanit të gjatë të etjes.
E në mbijetoftë duke ecur i burrëruar, i hepuar,
unë nga mushti i artit, nga maja,
do të mendoj ta udhëtojë,
gjuhëve të botës,
për t’i rrëfyer mendimet e gjalla.
E sa herë që fjala
apo vargu do të kërkojnë të qetësohen
do t’i përcjell
derisa të ‘çelin livarezat e arrës’
mbi ‘një gotë çaj’. Do të zbres vetë përgjatë pjerrësisë
së bardhë të filxhanit
përgjatë majëngritjes sinonime të vargut,
vezullimin e plasës
të bojallisur, të shprishur,
shenjë e një dalldije të gjatë të rropatur
që vazhdon të griset në astarin kamush të fjalës
në tërë dimensionin e fraqtuar zanor,
prej smalti letrak të radhës.
Takova mes librave të shumtë të Astritit
arsyen e moshës në kulmin moshor,
me shikimet e kyçura brenda shpirtit
rilexoj ende lakun kohor. Zbrit përgjatë pjerrtësisë
së bardhë të vargut
përgjatë arsyes së fugët
dhe ‘burgut të qelqtë’ të gotës
që mbledh ‘një verë plot ngjare’
të shohësh ‘kur çelin livarezat e arrës’
ngulur mbi qindra dritare.
Lola Miri Vrapi
Çdo fjalë e shkruar për profesor Astritin është shumë e vërtetë! Vlerat e tij si njeri, profesor, shkrimtar, studiues ...janë gati të paarritshme, lum kush e ka pranë.