ÇIFTELIA E NDUES
(Ndue Shytit)
Sot, në turbofolkun e ri
Çiftelia e Ndues qan;
Majat e pishave
E gjethet e lisave
Prej agut dridhen.
Gishtat e Bjeshkëve të Namuna
Në humnera thyhen.
Çiftelia e Ndues qan,
Vetëm dielli, hëna, ujvarat
E shuajn vain e 100 çiftelive.
Çiftelia e Ndues qan,
Si vajtojsat qan dhimbshëm,
E shpirti im
Turrshëm bëzan.
TË KËQIJAT E EMIGRIMIT
Emërin e pagëzimit
M'a ndryn skutave t'harresës;
Me emër të ri nëna s'më njohu,
Loti u shkërmoq si bulëza e vesës,
Gjaku trupin më s'ma ngrohu.
Kur t'ja behë tërmeti,
Çati e mure të shkund,
Djepin ku piva sisën
A do e gjej vallë ndokund.
Në se shtamën m'a thyejnë,
E etjen skam ku ta shuaj,
Ç'tu them, ç'tu them fëmijëve
Me gjuhën e amëshuar!...
ERËRAT E SHPIRTIT
Duart e rrugnajës
Drejt vendlindjes
Më bjerrin gjithnji.
Syri i rrugës kthimit
Qepallat lëvrin.
Erëlindja si tatataaa më thërret,
Këpucët e saja
M'a shqyen
Derën e trurit
Comments