TI DIÇKA MË FSHEH
Ti djallushe diçka më fsheh,
Ndjenjat i ndez nën zjarr,
Veç me miklime e sy më sheh
Me zemrën time luan bilar.
Si bilat më do të rrëzuar
Me puthje të ngrirë mbi buzë,
Si mijëra pika vese coptuar,
Si një vegim në miniaturë.
Ëndrrat m'i mbyt në lukthe shpirti,
Imazhet grisen si vetimë mes reshë;
Nër tatuazhe puthjesh prej qelqi
M'i shqyen shpresat si me rrebesh.
Ëndrra mbushur, kështjellë shprese
Mbi plagën time trokit, trokit;
Në shpirt më godet mohim i çastit
Në gozhda mbërthyer, kryqin Krisht.
PENGU
Një ditë Maji, kur u njohëm,
Një shi pranveror na lagu të dy;
Xhaketën hoqa ty t'a dhashë,
Ti më le peng veç dy sy.
RITAKIM
Mbas shumë vitesh u takuam përsëri,
Por, sigurisht, kishim ndërruar;
Vallë gjith' ato vite me shpejti
Mbi ne si kishin kaluar?.
Kërkova dritë në sytë e tu,
U zhyta në to si i marrë;
Ah! Jo vetëm ty, edhe mua
Harrimi i ashpër n'a kish vrarë.
Commentaires