top of page

Vladimir Muça: NË DITËN E BAJRAMIT



Mbaroi teravija* në ditën e bajramit,

Me zërin e ezanit fluroi mbi retë;

Dita gazmohet si në kullë Ejfelit,

Në fantazmën e kohës, banoj dhe vetë.


Në kupën qiellore, në yje të pa shuar

Hapëroj endacak nga reja në re,

Kur mjelma gjumashe e dashuruar

Nemitet qetazi mbi liqe'.


Në pasqyrën e ujit hije e minaresë

Grindet me hijen e qiparisit,

Sikur mbi tokë asgjë s'do vdesë

Nga dorë e idhët e Eblisit*.


Lart në qiell në çadër errësirë,

Me kthetra korbi, në trokun e farisit,*

Kalëron mbi qindra dhimbje

Fantazma ndasore e Eblisit.


*Terevija-këngë fetare

*-Eblisi- në besimin mysliman djalli

*Farisi- kalorës arab.

15 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page