SI ZGALEM ME KËNGË ARMENI
(Mësuesit e këngëtarit armenas Lefter Haxhiraj)
"Dalëngadalë po vjen behari"
Buiti kënga mbi Armenë,
Teki labi ison ngjalli
Brezave u ndriçojë dhenë.
Erdh' në jetë një iso labe,
Lindi një yllë, i dyti Lefter,
Me zë pushke, flatra shkaqe,
Gëzim e shpresë derë më derë.
Përmbi re si Lef Sallata
Dritësirën ngado nget,
Fis e lis lart në pllaja,
Zë rrufeje e vërtetë.
Mes rrufeshë ju rrit shtati
Siç e deshi nënoja vetë,
Mbushur me shtrëngata ankthi,
Rritur maleve, tek nometë.
Iso, iso i mbanin malet,
Kurorë këngësh mëmëdheu,
Zëri zjarr në qiell përflakej
Dhe në cigmë Shënëndreu.
Si zogjt këngëtarë në degë
Ushqeu me këngë Labërinë,
Mbi gërxhe shpirti zu vend,
Në qiell iso me parendinë.
Çeli shpresa në agime
Skuqur agimet në zanafillë,
Zgjohet armeni në vegime,
Mbushur vendi xinxëfillë.
Voli mjaltë nga Poradeci,
Urtësinë nga Lame Kodra,
Labërinë më lart e ngriti
Si shqiponjën nëpër shqota.
Me shkronja vese mëngjesi
Dashuri mësuesi falte nër sy,
Pa i erdh jeta fëmisë armenit
E dëlirë, e bukur siç e desh Ai.
Mësues një jetë të tërë
Ushqeu mëndje, ngjalli sy,
Ngado hapi shtigje jete
Me iso kënge, polifoni.
Me këngë gjer në dhimbje
Shporri varfërinë si me magji,
Mjerimin në sydhëmbje,
Pranverë solli në çdo fëmi.
Sot nga lart, si zog i lirë
Kënga zgjohet, ngjallet vendi,
Mbi Shushicë e përmbi Vjosë
Si zgalem me këngë Armeni.
Comments